Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë

Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë nga deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila ka pretenduar se ajo dhe familja e saj po përballen me kërcënime, duke aluduar për përfshirjen e grupit Bajri në Shkodër.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij, Gogu tha se çdo sinjalizim për kërcënim duhet trajtuar me seriozitet nga institucionet ligjzbatuese.

Kur një qytetar, aq më tepër një deputet apo i zgjedhur, sinjalizon për kërcënim, kjo nuk është thjesht çështje politike, por i takon shtetit të së drejtës.

Të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për luftën kundër krimit të organizuar, nëse bëhet fjalë për një rast të tillë, duhet të veprojnë menjëherë.

Asnjë qytetar nuk mund të jetojë nën kërcënim. Kjo është detyrë e organeve hetimore dhe ligjzbatuese, si Policia e Shtetit dhe SPAK”, u shpreh ministri.

 

Të fundit