Flash News

Ditari i Opozitës

"Keni tmerr nga fjala ime”, Berisha -Peleshit: Tërhiq rendin e ditës, protesta çështja kryesore

"Keni tmerr nga fjala ime”, Berisha -Peleshit: Tërhiq rendin e

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi në nisje të seancës parlamentare se në procesverbal janë censuruar ndryshimin e rendit të ditës duke kërkuar ta përqendronte te raporti i Parlamentit Europian, të miratuar të mërkurën.

"Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime.
Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën.
Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.
Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.
Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës.
Mendoj se ky është detyrimi absoluit i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt", tha Berisha.

Të fundit