Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit, në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më armë zjarri

Detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit, në pjesën e

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas rreth dy javësh kërkime në zonën e fshatit Cerrujë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ekzaminimit fillestar të trupit është konstatuar një dëmtim tejshpues në pjesën e pasme të kokës, që ngre dyshimet se viktima mund të jetë qëlluar me armë zjarri.

Për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekspertizat e nevojshme.

Viktima u identifikua nga familjarët pasi policia arriti të lokalizonte trupin me ndihmën e dronëve në një zonë të izoluar të Cerrujës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se në momentin e gjetjes trupi ishte në një fazë të avancuar dekompozimi.

Koçi ishte raportuar i zhdukur prej afro dy javësh dhe familja kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon lëvizjet dhe kontaktet e fundit të viktimës. Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakajn, i cili sipas hetuesve ka qenë një nga personat më të afërt me Koçin.

 

 

Të fundit