Flash News

E-TJERA

“Nuk është Salvadore”, gazetari tregon ‘kokën’ e grupit të goditur nga SPAK: Ka laborator kokaine në Kolumbi

“Nuk është Salvadore”, gazetari tregon

Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionet e SPAK që goditën edhe grupin e Salvadore alias Shpëtim Aliu.

I ftuar në Vizion Plus, gazetari deklaroi se Aliu nuk është koka e bandës së goditur, por sipas tij është një tjetër shqiptar i rrezikshëm i cili posedon edhe një laborator kokaine në Kolumbi.

Hoxha tha se identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

“Ti përmende disa emra, ishte ai Aliu. Të gjithë ata që e njohin narkotrafikun kanë qeshur, sepse s’është ai kreu. S’mund të jetë Aliu para Dritan Gjikës që ka financuar 5 mln dollarë presidentin e Ekuadorit në zgjedhje. Ai ka 16 vjet që është i vendosur në Ekuador. Aty është Eldi Dizdari, nga doli Aliu? Te hetimi i parë, aty përmendet gjatë gjithë kohës nga prokuroria belge, është një kod pin shumë interesant. Ende nuk është zbuluar se kush është ai. Është një shqiptar shumë më i rëndësishëm se këta.

Pse? Sepse ka laborator kokaine në Kolumbi. Një njeri që ka laborator kokaine në Kolumbi ku ekzistojnë disa nga kartelet më të forta të planetit, e kupton në çfarë niveli ka vajtur? Ekuadori në vetvete nuk është vend prodhues. Prodhimi i kokainës bëhet në Kolumbi, Bolivi, Peru. Ekuadori është vend tranziti. I madh ishte Dritan Gjika, por ky tjetri që ka dhe laboratorin dhe prodhon vetë, e imagjinoni në çfarë përmasa ka shkuar?”, deklaroi gazetari.

Të fundit