Flash News

E-TJERA

Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se Bordi i Transparencës do të pushojë së funksionuari, duke argumentuar se situata në tregun e hidrokarbureve është kthyer në normalitet.

Sipas Ibrahimajt, vendimi është marrë pas përmirësimit të kushteve në treg dhe stabilizimit të çmimeve të karburanteve, të cilat gjatë javëve të fundit kanë shfaqur tendencë rënëse.

Ajo theksoi se bordi ishte ngritur si një mekanizëm i përkohshëm në kuadër të ligjit për hidrokarburet, për të përballuar luhatjet e forta të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja nënvizoi se aktualisht bursat ndërkombëtare janë stabilizuar, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në normalizimin e furnizimit dhe të tregut. Sipas saj, edhe arritja e një marrëveshjeje që pritet të çojë në zhbllokimin e Kanalit të Hormuzit ka ndihmuar në uljen e pasigurive.

“Duke parë stabilitetin e krijuar në tregun e hidrokarbureve, kemi vendosur të përmbyllim funksionimin e Bordit të Transparencës”, deklaroi Ibrahimaj.

 

 

Të fundit