Flash News

E-TJERA

Sherr në zonën e Ali Demit, një i plagosur me thikë

Sherr në zonën e Ali Demit, një i plagosur me thikë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Ali Demit, në Tiranë.

Si pasojë e një sherri banal, ka mbetur i plagosur shtetasi D. A., i cili dyshohet se ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë dhe është konfliktuar verbalisht nga një person tjetër. Ky i fundit e ka goditur me thikë në debat e sipër.

Autori është shpallur në kërkim.

"Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.

Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij", njofton policia.

Të fundit