Flash News

POLITIKOFF

“Ndërron jetë babai i Messit”/ Prezantuesja argjentinase jep dorëheqjen pasi lajmit të rremë gjatë ndeshjes së Botërorit

“Ndërron jetë babai i Messit”/ Prezantuesja argjentinase

Një gazetare dhe prezantuese televizive në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen pasi raportoi gabimisht gjatë një transmetimi live se babai i yllit të futbollit Lionel Messi kishte ndërruar jetë, një lajm që më vonë rezultoi i pavërtetë dhe shkaktoi reagime të shumta.

Florencia Peña bëri deklaratën në emisionin e saj në Luzu TV, ndërsa Messi ndodhej në fushë me kombëtaren argjentinase. Pas verifikimeve, familja e futbollistit sqaroi se Jorge Messi është gjallë, po merr trajtim mjekësor dhe gjendja e tij po përmirësohet.

Në reagimin e saj, familja Messi kërkoi respektimin e privatësisë dhe u bëri thirrje mediave që të mos publikojnë informacione të pakonfirmuara. Ata theksuan se vetëm deklaratat zyrtare të familjes duhet të konsiderohen burime të besueshme.

Pas polemikave të krijuara, Peña kërkoi falje publike, duke pranuar se kishte transmetuar një informacion të pasaktë dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimin. Më pas ajo njoftoi largimin e saj nga televizioni.

Edhe Luzu TV reagoi zyrtarisht ndaj incidentit, duke e cilësuar atë si një shkelje serioze të standardeve profesionale dhe duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me personat e përfshirë në publikimin e lajmit të rremë.

 

Të fundit