Flash News

E-TJERA

Amnistia Penale, politologu: Deputetët votuan për lirimin e familjarëve të tyre

Amnistia Penale, politologu: Deputetët votuan për lirimin e

Politologu Afrim Krasniqi ka ngritur akuza të forta ndaj shumicës parlamentare, duke deklaruar se në Kuvend ka pasur raste të konfliktit të interesit gjatë votimit të amnistisë penale.

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi tha se disa deputetë kanë votuar ligje që, sipas tij, kanë sjellë përfitime të drejtpërdrejta për anëtarë të familjeve të tyre të dënuar me burg.

"Nuk u diskutua problematikat për të cilat qytetarët po flasin me zë të lartë. PS sot ndihet krenare, i bëri 84 vota, ua ktheu borxhin se është e vetmja parti në Europë që fiton 100 për qind votën e të burgosurve. Ne e monitorojmë Parlamentin dhe ka një term aty ‘konflikt interesi’. Ka deputetë që kanë votuar për të liruar anëtarët e familjes së tyre nga burgu. Kjo ndalohet me ligj dhe Kushtetutë. Të gjithë këta të rinjtë i ka dërguar në ndjekje penale. Ku ka një polici në një vend të BE që dalin qindra mijëra qytetarë kundër korrupsionit dhe policia i dërgon për ndjekje penale", tha Krasniqi.

Të fundit