Flash News

SPORT

Botërori 2026 “skuqet” herët, kartonët e kuq drejt rekordit historik

Botërori 2026 “skuqet” herët, kartonët e kuq drejt

Kupa e Botës 2026 po shndërrohet në një nga edicionet më të ashpra të viteve të fundit, me numrin e kartonëve të kuq që vijon të rritet nga ndeshja në ndeshje.

Vetëm gjatë sfidave të zhvilluara më 18 dhe 19 qershor, gjyqtarët përjashtuan tre futbollistë, duke e çuar në gjashtë numrin total të kartonëve të kuq të dhënë deri tani në turne.

Në fitoren 4-1 të Zvicrës ndaj Bosnje-Hercegovinës, mbrojtësi boshnjak Tarik Muharemovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të. Ndërkohë, në përballjen mes Kanadasë dhe Katarit, dy futbollistë të ekipit aziatik, Homam Ahmed dhe Assim Madibo, u larguan nga fusha para përfundimit të ndeshjes.

Pas 28 takimeve të zhvilluara deri më tani, turneu ka regjistruar gjashtë përjashtime, një shifër që e afron ndjeshëm me rekordin e vendosur në Botërorin e vitit 2014 në Brazil, kur u dhanë gjithsej 10 kartonë të kuq. Për krahasim, në edicionet e viteve 2018 dhe 2022 u regjistruan vetëm katër përjashtime në total.

Me ritmin aktual, Botërori 2026 ka gjasa të tejkalojë shifrën e vitit 2014 dhe të hyjë në histori si një nga turnetë me më shumë kartonë të kuq në epokën moderne të Kupës së Botës.

Botërori 2026 “skuqet” herët, kartonët e kuq drejt

Të fundit