Flash News
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur
PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për 5 kërkesat e protestuesve
Sherr në zonën e Ali Demit, një i plagosur me thikë
Po laheshin në det, mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales
Meksika mund Korenë e Jugut, kalon në fazën eliminatore të Kupës së Botës
Thatësira dhe përmbytje, shkencëtarët paralajmërojnë El Niño-n më të fortë të 140 viteve të fundit

Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në kushtet e motit në mbarë botën në javët në vijim. Meteorologët paralajmërojnë se mund të jetë El Niño më i fortë i regjistruar ndonjëherë.
Fenomeni ka "potencial të vërtetë për t'u zhvilluar në aktivitetin më të fortë El Niño të 140 viteve të fundit”, thotë Paul Roundy, profesor për studimet atmosferike dhe mjedisore në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (Albany).
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) supozon se kushtet e motit El Niño do të fillojnë së shpejti të ndihen dhe do të zgjasin të paktën deri në dimër. Në varësi të fuqisë dhe kohëzgjatjes së fenomenit, kjo mund të çojë në thatësira, përmbytje, valë të nxehti dhe ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe ujë në shumë rajone.
Çfarë është El Niño?
El Niño është një model klimatik natyror që përsëritet çdo dy deri në shtatë vjet. Ai fillon me dobësimin e erërave pasate mbi Paqësorin tropikal. Si pasojë, ujëra të ngrohta grumbullohen nëOqeanin Paqësor.
Kjo ngrohje ndodh vetëm në një rajon, me një sipërfaqe afërsisht sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por efektet ndihen në të gjithë globin. "Ndryshimet në atmosferën tropikale mund të ndikojnë edhe atmosferën në gjerësitë e mesme”, thotë Gavin Schmidt nga Instituti Goddard i NASA-s për Studime Hapësinore. "Prandaj na prek edhe ne, edhe pse mund të jemi mijëra kilometra larg.”
Krijohet një reaksion zinxhir global, ku El Niño është "dominoja e parë atmosferike që bie”.
Cilat janë efektet e pritshme në klimë?
Efektet e shkaktuara nga El Niño ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Në disa vende shkakton thatësirë, ndërsa në të tjera përmbytje. Disa rajone në Amerikën Qendrore, Azi, Afrikë dhe Australi bëhen më të nxehta dhe më të thata gjatë viteve me El Niño. Mungesa e ujit ndikon në bujqësi, prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Në Honduras, autoritetet presin që thatësira e rëndë të prekë rreth 75 komuna. Në kryeqytetin Tegucigalpa tashmë është shpallur gjendja e emergjencës për ujë.
Në rajone të tjera ndodh e kundërta. Në pjesë të bregdetit të Paqësorit në Amerikën e Jugut, El Niño mund të shkaktojë reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje shkatërruese.
Edhe pasi reshjet kanë ndalur ose rezervuarët janë tharë, pasojat mund të ndihen për një kohë të gjatë. El Niño lidhet me humbje të të korrave dhe dëme ekonomike në nivele trilionëshe. Gjatë El Niño 2015/2016, miliona njerëz në mbarë botën kishin nevojë për ndihmë ushqimore për shkak të prodhimeve të dobëta.
Zjarret në pyje po bëhen gjithashtu një kërcënim në rritje. Shkencëtarët paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira, që favorizojnë zjarret në Australi, Kanada, SHBA dhe në pyjet tropikale të Amazonës.
Stuhitë, koralet dhe sezoni i uraganeve
El Niño luan gjithashtu rol në formimin e stuhive tropikale. Shkencëtarët presin që sezoni i uraganeve në Atlantik sivjet të jetë më i dobët se zakonisht. Fenomeni rrit zakonisht prerjen e erës mbi Atlantik, duke e bërë më të vështirë formimin dhe forcimin e stuhive.
"Në Paqësorin tropikal, ujërat po ngrohen”, shpjegon shkencëtari Brian Tang. "Kur zhvillohet El Niño, sidomos gjatë sezonit të uraganeve, formimi i reve, stuhive dhe reshjeve në Atlantik zakonisht pengohet.”
Megjithatë, më pak stuhi nuk do të thotë më pak rrezik. Nëse një stuhi bëhet uragan, ajo është e vështirë të ndalet dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike.
Në Paqësor ndodh e kundërta: El Niño zakonisht shkakton më shumë stuhi dhe më të forta.
Ekosistemet detare gjithashtu janë nën presion. Temperatura më e lartë e ujit mund të shkaktojë zbardhjen e koraleve dhe të dëmtojë më tej shkëmbinjtë koralorë tashmë të dobësuar nga ndryshimet klimatike.
Edhe fermerët ndiejnë pasojat. Në Indi, prodhuesit e mangos raportuan rënie të ndjeshme të prodhimit për shkak të kushteve të pazakonta të motit që ndikuan në lulëzim dhe frutëzim.
Si ndikon ndryshimi klimatik?
Sipas shkencëtarëve, nuk ka prova të qarta që ndryshimi klimatik e forcon vetë El Niño, por ai mund të rrisë efektet e tij.
"Një thatësirë e rëndë e shkaktuar nga mund të shndërrohet në një thatësirë ekstreme për shkak të ndryshimit klimatik”, thotë Michael McPhaden.
Ajri më i ngrohtë mban më shumë lagështi, duke rritur rrezikun e reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve. Temperaturat më të larta gjithashtu përkeqësojnë thatësirat, pasi toka thahet më shpejt.
Meqë temperaturat globale tashmë janë pranë niveleve rekord, El Niño mund t'i shtyjë ato edhe më lart.
Si mund të përgatitet bota?
Një avantazh i El Niño është se zhvillohet ngadalë dhe mund të vëzhgohet muaj përpara. Shkencëtarët monitorojnë temperaturat e oqeanit dhe kushtet atmosferike, duke u dhënë qeverive dhe komuniteteve kohë për përgatitje.
Parashikimet u mundësojnë autoriteteve të marrin masa për të mbrojtur të korrat, për të përmirësuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të optimizuar sistemet e paralajmërimit të hershëm.
"Ne e dimë ku do të ketë më shumë shi ose thatësirë të pazakontë”, thotë McPhaden. "Falë parashikimeve afatgjata, kemi kohë të mjaftueshme për të zhvilluar strategji për të kufizuar dëmet dhe për të shmangur pasojat më të rënda.”/DW
Të fundit
Gjendet i pajetë 62-vjeçari në liqenin e Viroit
19 Qershor 2026, 20:03
“Rama jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
19 Qershor 2026, 19:44
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran
19 Qershor 2026, 19:35
Pse të thuash gjithmon "PO" në punë mund të të kthehet në kurth
19 Qershor 2026, 18:48
Aksident fatal në Fier–Lushnje, humb jetën një 35-vjeçari
19 Qershor 2026, 18:31
Tragjedia me dy të miturat në Tale, plazhi pa roje sigurie
19 Qershor 2026, 17:57
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur
19 Qershor 2026, 17:20
A po e forcon ndryshimi i klimës fenomenin El Niño?
19 Qershor 2026, 16:59
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
19 Qershor 2026, 16:45
PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për 5 kërkesat e protestuesve
19 Qershor 2026, 16:28
Sa e përgatitur është ekonomia shqiptare për tregun europian?
19 Qershor 2026, 15:55
Sherr në zonën e Ali Demit, një i plagosur me thikë
19 Qershor 2026, 15:35
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Ilir Selmanin
19 Qershor 2026, 15:20
Po laheshin në det, mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales
19 Qershor 2026, 15:05
Botërori 2026 “skuqet” herët, kartonët e kuq drejt rekordit historik
19 Qershor 2026, 14:46
Publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2026
19 Qershor 2026, 14:30
"Rama u tërbua", Berisha: Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno
19 Qershor 2026, 12:59
Dy fjalë për mburravecin deputet
19 Qershor 2026, 12:15
Meksika mund Korenë e Jugut, kalon në fazën eliminatore të Kupës së Botës
19 Qershor 2026, 10:57
I morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan
19 Qershor 2026, 10:36
Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës
19 Qershor 2026, 10:17
“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë
19 Qershor 2026, 09:27
Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane
19 Qershor 2026, 09:09
Këmbimi valutor, 19 qershor 2026
19 Qershor 2026, 08:49
Protestat/ Eurodeputetja italiane kritikon Ramën: Mos injoroni kërkesat e qytetarëve
19 Qershor 2026, 08:27
Me kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
19 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Qershor 2026, 07:55
Edhe makineritë e pajisjet në Shqipëri u kushtojnë bizneseve më shumë se BE
18 Qershor 2026, 22:53
Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit në takimin e “Aruba-s”
18 Qershor 2026, 22:30
Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në disa qytete (emrat)
18 Qershor 2026, 22:16
Amnistia Penale, politologu: Deputetët votuan për lirimin e familjarëve të tyre
18 Qershor 2026, 21:32
BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin
18 Qershor 2026, 21:10
Brazili pa Neymar në ndeshjen e dytë të Botërorit, vendoset pushim për sulmuesin
18 Qershor 2026, 20:54
Foto/ Momenti kur eskorta e Ramës i largohet me shpejtësi turmës së protestuesve
18 Qershor 2026, 20:12
Tensione para Kuvendit, protestuesit përballen me deputetin socialist: O hajdut!
18 Qershor 2026, 19:58
Rama në seancë plenare, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit
18 Qershor 2026, 19:27
Aministia Penale/ Këlliçi: Pati negociata me Ballukun, nuk pranoi të vinte në votim
18 Qershor 2026, 19:17
Ushqimet që ndihmojnë lëkurën të mbrohet nga dielli
18 Qershor 2026, 18:23
Rama thërret mbledhje të zgjeruar grupi, në fokus edhe largimi i Koçekut
18 Qershor 2026, 17:48
“Ne të dyve na bashkon shija”, Kryemadhi lexon mesazhet e shkëmbyera me Ramën në 2014-ën
18 Qershor 2026, 17:14
Denoncoi se u kërcënua me jetë, Bajrat kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun
18 Qershor 2026, 16:52
Bardhi: Seanca e Kuvendit u drejtua me SMS, deputetëve të opozitës iu mohua fjala
18 Qershor 2026, 16:33
Dosja "Metamorfoza", GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg
18 Qershor 2026, 16:17
Gjendet në Ibë një trup i pajetë, dyshohet se i përket Eglant Koçit
18 Qershor 2026, 15:51
Shehaj kundër kërkesave të protestuesve: Në zgjedhje do shkojmë me Ramën
18 Qershor 2026, 15:38
Avokati i Kryemadhit nuk lejohet të hyjë në gjykatë, refuzoi kontrollin e çantës
18 Qershor 2026, 14:51
Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
18 Qershor 2026, 14:21
Operacion antikanabis në Kurbin, arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori
18 Qershor 2026, 14:00
Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e karburantit
18 Qershor 2026, 13:51
Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Rishikojmë praninë në Europë
18 Qershor 2026, 13:13
Gërmimet zbulojnë mozaikë të një faze të hershme të Bazilikës së Elbasanit
18 Qershor 2026, 12:55
Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba
18 Qershor 2026, 12:41
Tensione në gjyqin ndaj Metës, gjobiten Kryemadhi dhe avokati Cakrani
18 Qershor 2026, 12:37
56 mln euro të shpenzuara, asnjë impiant funksional: Tirana “noton” në ujëra të zeza
18 Qershor 2026, 12:29
Kryebashkiakja e Roskovecit paraqitet në SPAK
18 Qershor 2026, 12:19
Gazetarët ankohen për kufizime në gjykata, kërkojnë ndërhyrjen e KLGJ-së
18 Qershor 2026, 12:14
"Mos ma drejto gishtin mua", ndërpritet sërish seanca parlamentare
18 Qershor 2026, 12:05
“Zoti Bideja” ndez Kuvendin, PD bllokon fjalën e Ardit Bidos, ndërpritet seanca
18 Qershor 2026, 11:59
Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës
18 Qershor 2026, 11:53
SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë Bashkiake
18 Qershor 2026, 11:40
Noka kërkon replikë me Ballën, mazhoranca e refuzon; deputetët e PD-së bllokojnë foltoren
18 Qershor 2026, 11:30
Shqipëria mbetet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave të plazheve në Europë
18 Qershor 2026, 11:21
Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori
18 Qershor 2026, 10:48
Pankarta që “preku” Klosin: Rama apo Bela, kush ishte arsyeja?
18 Qershor 2026, 10:41
Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë
18 Qershor 2026, 10:29
Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës në Theth një vit pas aksionit
18 Qershor 2026, 10:22
Ramës i dalin telashe edhe në Zvicër? Ja çfarë po ndodh me skulpturën e tij
18 Qershor 2026, 10:10
Nën akuzë nga SPAK për shkelje në tendera, Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së
18 Qershor 2026, 10:01
Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore
18 Qershor 2026, 09:49