Flash News

E-TJERA

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në arrest

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të Ilir Selmanit, i cili është nën akuzë për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos.

Sipas vendimit, trupa gjykuese ka vlerësuar se afatet ligjore të paraburgimit kanë përfunduar, duke sjellë humbjen e fuqisë së kësaj mase sigurie. Për këtë arsye, ndaj Selmanit është caktuar masa e "arrestit në shtëpi".

Aktualisht, Selmani po përballet me një proces rigjykimi në Apelin e Posaçëm, pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila prishi dënimin me 25 vite burg të dhënë ndaj tij dhe urdhëroi shqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese.

Të fundit