Flash News
Nis protesta e 22-të kundër Ramës, mijëra qytetarë në shesh
Pas Koçekut ikën Spiropali? Socialistja sfidon hapur Ramën: PS duhet të vetëpastrohet
Aksident në Fushë Krujë–Laç, humb jetën drejtuesi i motoçikletës, shoferi i “Benz”-it shoqërohet në polici
“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve
Video/ Braktisi PS-në, Marjana Koçeku i bashkohet protestës kundër Ramës
"Nuk protestohet kundër Trump", New York Times: Revolta e flamingove po sfidon qeverinë e Ramës

Andrew Higgins New York Times
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën përshëndetjet e amerikanëve që i shohin si luftëtarë të guximshëm kundër Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmisë së “1 për qindëshit” më të pasur.
Protestat u nxitën nga zemërimi publik pas sjelljes së dhunshme të rojeve private të sigurisë në vendin ku planifikohet një zhvillim bregdetar, i financuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe investitorë nga Gjiri Persik, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 4 miliardë dollarësh.
Për të majtën amerikane, shqiptarët po i rezistojnë korrupsionit të familjes Trump dhe atyre që ata i quajnë miliarderë grabitqarë. Teoricienët e konspiracionit të së djathtës kanë përqafuar një teori tjetër: ata e shohin kundërshtimin ndaj Izraelit dhe planeve të supozuara për atë që e quajnë “një ishull të ri Epstein” në brigjet jugore të një prej vendeve më të varfra të Europës.
Por, shqiptarët që marrin pjesë në protesta nuk bien dakord me asnjë nga këto shpjegime.
“Askush këtu nuk proteston kundër Trump apo Izraelit”, tha Elis Kodra, 33 vjeç, i cili kishte ardhur me të dashurën e tij në një protestë të fundit me disa mijëra persona përpara zyrës së kryeministrit të shënjestruar nga kritikat, Edi Rama.
“Ne po protestojmë kundër gjithçkaje tjetër”, shtoi ai, duke u ankuar se Shqipëria është qeverisur që nga rënia e komunizmit, 35 vjet më parë, nga të njëjtët politikanë që kujdesen për interesat e tyre, hyjnë e dalin nga pushteti, u japin kontrata shtetërore miqve të tyre në biznes dhe u kushtojnë pak vëmendje problemeve ekonomike dhe shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm.
Protestat nisën pasi në internet qarkulloi një video që tregonte roje private sigurie, më 30 maj, duke tërhequr me forcë një burrë që iu bashkua disa dhjetëra banorëve dhe aktivistëve mjedisorë në një plazh në jug të Shqipërisë, të cilin Kushner dëshiron ta përfshijë në projektin e propozuar për hotel dhe resort luksoz.
Ata ishin mbledhur për të protestuar kundër shfaqjes së papritur të një gardhi metalik me tela me gjemba në plazh, i cili ndodhet në një zonë të shpallur “peizazh i mbrojtur”, kategori që lejon ndërtime, pranë fshatit Zvërnec. Zona dhe ishulli kryesisht i pabanuar i Sazanit, aty pranë, janë të dy pjesë e planit të propozuar për zhvillim.
Sazan Real Estate Development LLC, kompania e lidhur me Kushner që mbikqyr projektin, tha se rojet që kishin dhunuar protestuesin ishin të punësuar nga një kompani e tretë sigurie. “Incidenti është shqetësues dhe nuk pasqyron standardet që ne presim nga asnjë palë që punon në lidhje me projektin”, deklaroi kompania.
Qeveria u përpoq ta shuante zemërimin publik duke hequr licencat e dy kompanive private të sigurisë të përfshira në incidentin në plazh, duke shkarkuar shefin lokal të policisë dhe duke urdhëruar heqjen e gardhit.
Megjithatë, protestat vazhduan, duke e kthyer bulevardin qendror të Tiranës në një festë të përnatshme ku marrin pjesë të rinj dhe të moshuar, duke i dhënë jetë asaj që është quajtur “revolucioni i flamingove”, një referencë për shpendët, që janë një pasuri në zonën e mbrojtur.
Çdo natë shpaloset një pankartë e madhe në anglisht ku shkruhet: “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është për shitje”).
Rama tha në një intervistë se në janar ishte takuar në Tiranë me Ivanka Trump, e cila është e martuar me Kushner, si dhe me një ekip arkitektësh të përfshirë në projektin e propozuar. Por ai këmbënguli se nuk është nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimi. Ishulli që ndodhet në qendër të projektit, tha ai, i përket shtetit dhe nuk është shitur, as nuk do të shitet.
Pretendimet në internet se ndërtimi ka nisur tashmë, tha Rama, janë pjesë e një “uragani histerie dixhitale”, megjithëse ai pranoi se ka pasur disa “përgatitje të terrenit”, përfshirë shtrimin e një rruge me zhavorr përmes pyllit.
Ndërsa disa protestues, të etur për të tërhequr vëmendjen e televizioneve të huaja, kanë mbajtur pankarta në anglisht kundër Kushner dhe Ivanka Trump, objektivat kryesorë të zemërimit të tyre janë Rama, 61 vjeç, i cili ka qenë pjesë e qeverisë që nga viti 1998.
Rama, i cili siguroi mandatin e katërt si kryeministër vitin e kaluar kur Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet, tha se shqiptarët po përdoren si “mish për top” në “një luftë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë kundër Trump”.
Një vërshim online me pretendime të ekzagjeruara për numrin e protestuesve, dezinformim për qëllimet e tyre dhe raportime të rreme për përplasje të dhunshme, tha ai, tregon se “demokracitë po kryejnë vetëvrasje” duke “lejuar që ky helm dhe ky infeksion të gërryejë plotësisht trupin e tyre”.
“Demokracia pa të vërtetën nuk është më demokraci”, shtoi ai.
Megjithatë, edhe vetë qeveria ka kontribuar në përplasjen online, me pretendime se Irani ka nxitur protestat si hakmarrje ndaj Shqipërisë për strehimin e grupit opozitar iranian Mujahedeen Khalq. Zyrtarë të tjerë kanë pretenduar se industria turistike në Greqinë fqinje, e shqetësuar për konkurrencën nga Shqipëria, ka nxitur madje edhe financuar protestuesit.
Elez Biberaj, politolog dhe ish-drejtues i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, tha se protestat nuk janë kundër familjes Trump, por “pasqyrojnë kolapsin e besimit publik te i gjithë sistemi politik” në Shqipëri.
Kjo, në masë të madhe ka humbur në përkthimin e situatës, duke i kthyer problemet e brendshme të një prej vendeve më të varfra, më pro-amerikane dhe më të vogla të Europës — me më pak se tre milionë banorë — në një çështje simbolike globale si për të majtën ashtu edhe për të djathtën në platforma si TikTok, X dhe Instagram.
Lutfi Dervishi, 58 vjeç, analist i pavarur politik, tha se vetë ishte rritur para rënies së sistemit komunist dhe se i kishte parë gjithmonë Shtetet e Bashkuara si një simbol të sundimit të ligjit dhe lirisë së medias.
“Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar, as në ëndrrat më të çmendura, që amerikanët do të kërkonin frymëzim nga Shqipëria”, tha ai.
Protestuesit kanë frymëzuar kryesisht progresistët amerikanë. Senatori Bernie Sanders i përshëndeti në X si pararojën e rezistencës kundër “oligarkisë globale”, duke shkruar se Shqipëria është ngritur kundër një “resorti luksoz katastrofik për mjedisin, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari”.
Rachel Maddow, moderatorja liberale e lajmeve televizive, përshëndeti “protestat masive kundër korrupsionit të Donald Trump dhe familjes së tij”.
Edhe disa figura të së djathtës amerikane kanë gjetur arsye për t’i mbështetur protestat. Alex Jones, teoricien i njohur i konspiracionit, lavdëroi protestuesit për përpjekjen e tyre për të rimarrë tokën “nga Izraeli, Kushner, Rothschildët dhe Ivanka Trump”, duke pretenduar se Shqipëria “po hyn në luftë civile”, me “shpërthime bombash dhe sulme me mitraloz”. Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është i vërtetë.
Video të filmuara vite më parë gjatë trazirave në Tiranë janë paraqitur ditët e fundit në internet si dhunë e shkaktuar nga zemërimi i shqiptarëve kundër Trump dhe familjes së tij. Ndërkohë, një grumbullim i madh tifozësh spanjollë pranë një plazhi në veri të Spanjës është etiketuar në internet si protestë kundër Trump në Tiranë.
Mbështetja online për protestat shqiptare ka rrëshqitur herë pas here edhe në deklarata hapur antisemitike. Disa pretendojnë se hebrenjtë duan të pushtojnë pjesë të Shqipërisë dhe t’u imponojnë shqiptarëve, shumica e të cilëve janë nominalisht myslimanë, të njëjtin fat si palestinezëve.
Pretendime të tilla bëjnë që disa protestues të shqetësohen se aktivistë të huaj po përpiqen të rrëmbejnë kauzën e tyre.
Baki Goxhaj, 41 vjeç, mysliman praktikues dhe aktivist pro-palestinez në Vlorë, udhëton çdo ditë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protesta me bashkëshorten e tij.
“U kam thënë të tjerëve: Mos bërtisni ‘Poshtë hebrenjtë’”, tha ai.
“Kjo lëvizje nuk është kundër Trump dhe as kundër hebrenjve. Është kundër qeverisë sonë shumë të korruptuar.”
Ajo që Goxhaj dhe shumë të tjerë e shohin si korrupsion lidhet shpesh me shitjen dhe përdorimin e tokës, një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri, ku ish-diktatori komunist Enver Hoxha konfiskoi të gjithë pronën private pasi mori pushtetin në vitin 1944.
Kur komunizmi mori fund, gjykatat shqiptare u përballën me një lumë pretendimesh të kundërta për pronësinë, nga ish-pronarët dhe pasardhësit e tyre.
Gentian Mocka, 56 vjeç, tha se familja e tij ka luftuar për dekada në gjykata për të rimarrë më shumë se 91 hektarë tokë të konfiskuar nga regjimi komunist.
Prona, sipas tij, më pas u përvetësua me mashtrim nga një avokat lokal që ka punuar për Artur Shehun, një shqiptar që jeton në Miami, dhe është pjesë e parcelës së tokës që iu shit partnerëve të Kushner nga Katari për projektin e resortit luksoz.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi javën e kaluar një urdhër arresti për Artur Shehun, shtetas amerikan i natyralizuar, duke e akuzuar për blerje toke dhe përdorimin e projekteve të ndërtimit në Shqipëri për pastrim parash të trafikantëve të drogës. Të ardhurat nga shitja e tokës së tij tek blerësit nga Katari janë ngrirë, tha Rama, por vetë shitja mbetet në fuqi.
Shehu nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Më herët ai i kishte quajtur “fake news” akuzat për takime me trafikantë droge dhe kishte deklaruar se shitjen e tokës për Kushnerin dhe investitorët e kishte organizuar përmes një ndërmjetësi, të cilit nuk i bëri publik emrin.
Mocka tha se, nëse arrin ta rimarrë tokën, do të ishte i gatshëm t’ia shiste për projektin e Kushner. “E gjithë familja do ta shesë dhe thjesht dëshiron që kjo histori të marrë fund”, tha ai.
Rama tha se protestuesit janë të lirë të mblidhen në mënyrë paqësore përpara zyrës së tij, duke shtuar: “Shqipëria nuk është një diktaturë.”
Por ai këmbënguli se protestat nuk do ta ndalin projektin e resortit të Kushner. “Nuk do të anulohet”, tha ai. “Kjo është e sigurt.”
Të fundit
Rita Petro për protestat dhe rolin e qytetarit: Shqipëria kishte nevojë të shkundej
21 Qershor 2026, 20:07
Nis protesta e 22-të kundër Ramës, mijëra qytetarë në shesh
21 Qershor 2026, 19:52
Sulmi ndaj Kosovës/ Boçi-Ramës: Po përdor flamurin, plisin dhe UÇK-në për përçarje
21 Qershor 2026, 19:38
Nga “Vrima” te protestat, Rita Petro, rrëfimi i një gruaje që sfidoi çdo tabu
21 Qershor 2026, 19:32
Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti: Mes nesh ka grupe të infiltruara
21 Qershor 2026, 19:14
Shenjat e horoskopit që ndryshojnë humorin në një sekondë
21 Qershor 2026, 18:50
Shqiptari nga Kosova i bashkohet protestës: Kur nuk është Shqipëria mirë, nuk jam as unë
21 Qershor 2026, 18:28
Pas Koçekut ikën Spiropali? Socialistja sfidon hapur Ramën: PS duhet të vetëpastrohet
21 Qershor 2026, 18:02
Protestat/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!
21 Qershor 2026, 17:46
A është mirë t’i mbani grilat mbyllur gjatë ditëve të nxehta?
21 Qershor 2026, 17:01
PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit
21 Qershor 2026, 16:40
Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941
21 Qershor 2026, 16:22
“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha ultimatum Ramës pas protestës së së shtunës
21 Qershor 2026, 16:01
Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës
21 Qershor 2026, 15:39
Sigurimi i detyrueshëm për veprat publike, ligji nuk zbatohet
21 Qershor 2026, 15:20
Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri
21 Qershor 2026, 15:05
Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar
21 Qershor 2026, 14:54
Pengonte hyrjen drejt tokave, banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh në Kakome
21 Qershor 2026, 13:58
Po lahej në det, mbytet një 11-vjeçar në plazhin e Durrësit
21 Qershor 2026, 12:09
Denoncon kampioni i Ballkanit në atletikë: Më hoqën nga puna vetëm se mora pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:50
Dikur e quante Ramën 'Zeus', zv-ministrja sulmon ish-socialistin që mori pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:10
Temperaturat shkojnë deri në 33 gradë, njihuni me parashikimin e motit
21 Qershor 2026, 09:53
Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale
21 Qershor 2026, 09:36
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton SHBA-në javën e ardhshme
21 Qershor 2026, 08:42
Kush është Dr. Suzanne Huurman, gruaja që po bën historinë në Kampionatin Botëror
21 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Qershor 2026, 08:00
Marjana Koçeku në protestën kundër Ramës, ç’deklaroi deputetja para kamerave
20 Qershor 2026, 22:00
Holanda e pamëshirshme, shkatërron 5-1 Suedinë
20 Qershor 2026, 21:41
Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
20 Qershor 2026, 21:25
“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve
20 Qershor 2026, 21:10
Pamje me dron: ‘Lum’ njerëzish para Kryeministrisë, pjesëmarrje rekord qytetarësh
20 Qershor 2026, 20:54
Dita e 21-të e protestës kundër Ramës, flamuri kuq e zi shpaloset te Piramida
20 Qershor 2026, 20:35
Video/ Braktisi PS-në, Marjana Koçeku i bashkohet protestës kundër Ramës
20 Qershor 2026, 20:19
Pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë?
20 Qershor 2026, 20:07
Protestuesja-Ramës: Pika e parë e kontratës është mos jesh ti
20 Qershor 2026, 19:20
Fotolajm/ Tirana 'vishet' kuq e zi, shqiptarët e diasporës marshojnë në rrugët e kryeqytetit
20 Qershor 2026, 18:55
“Zemra në Shqipëri”, shqiptarët e New York-ut protestojnë kundër Ramës
20 Qershor 2026, 18:42
Autokolona e diasporës parakalon poshtë zyrës së Ramës
20 Qershor 2026, 18:25
Rriten tensionet, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
20 Qershor 2026, 18:06
A ndikojnë syzet e diellit te hormonet? Ekspertët shpjegojnë çfarë thotë shkenca
20 Qershor 2026, 17:42
Diaspora shqiptare i bashkohet marshimit, sot pritet protesta më e madhe kundër Ramës
20 Qershor 2026, 17:28
Mbi 30 orë rrugë nga Gjermania për protestën, flet i riu: Nuk dua që të rinjtë të ikin si ne
20 Qershor 2026, 17:13
Valë e fortë të nxehti në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në 39°C
20 Qershor 2026, 16:53
Zvicra pohon se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA
20 Qershor 2026, 16:11
Autokolona e diasporës mbërrin në Tiranë, qindra makina hyjnë në kryeqytet
20 Qershor 2026, 15:49
Bardhi i përgjigjet Ramës për “Aruban”: Nuk është algoritëm, por dosje hetimore e SPAK
20 Qershor 2026, 15:25
U ndje keq gjatë konferencës, ish-ylli i Real Madridit pëson arrest kardiak
20 Qershor 2026, 15:04
Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare
20 Qershor 2026, 14:54
Emigrantët i bashkohen protestës, autokolona kilometrike përshkon Shqipërinë
20 Qershor 2026, 14:42
Dëshmia e shoferit të Ballukut: Vila në “White Rocks” ishte e “shefes”
20 Qershor 2026, 14:20
Malësi e Madhe/ Asgjësohen 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona
20 Qershor 2026, 13:43
7 zakone të përditshme që po dëmtojnë shëndetin e trurit tuaj
20 Qershor 2026, 13:23
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma
20 Qershor 2026, 12:40
Largimi i Koçekut nga PS, Rama e ‘thumbon’: Filloi të gjuajë me këpucët e blera majë kalit
20 Qershor 2026, 12:27
Protesta e 21-të për largimin e Ramës, sot diaspora "zbarkon" në Tiranë
20 Qershor 2026, 11:44
Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i Kakomesë
20 Qershor 2026, 11:19
Pastrimi i parave, Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme
20 Qershor 2026, 11:00
Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës
20 Qershor 2026, 10:46
Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
20 Qershor 2026, 10:22
Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri
20 Qershor 2026, 10:01
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
20 Qershor 2026, 09:38
PS mbledh sot Grupin Parlamentar
20 Qershor 2026, 09:17
Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
20 Qershor 2026, 08:45
Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat
20 Qershor 2026, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 Qershor 2026, 08:01
Përgjimet e Erion Isait/ Si u vodhën milionat e bashkisë së Ersekës
19 Qershor 2026, 21:26
Portugalia kërkon pasuesin e Martínezit, Mourinho del nga gara
19 Qershor 2026, 21:07
Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon
19 Qershor 2026, 20:48
Pse njerëzit që pëlqejnë vetminë janë shpesh më të vetëdijshëm dhe emocionalisht të fortë
19 Qershor 2026, 20:28
Gjendet i pajetë 62-vjeçari në liqenin e Viroit
19 Qershor 2026, 20:03
“Rama jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
19 Qershor 2026, 19:44
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran
19 Qershor 2026, 19:35
Pse të thuash gjithmon "PO" në punë mund të të kthehet në kurth
19 Qershor 2026, 18:48
Aksident fatal në Fier–Lushnje, humb jetën një 35-vjeçari
19 Qershor 2026, 18:31
Tragjedia me dy të miturat në Tale, plazhi pa roje sigurie
19 Qershor 2026, 17:57
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur
19 Qershor 2026, 17:20
A po e forcon ndryshimi i klimës fenomenin El Niño?
19 Qershor 2026, 16:59