Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat se familja e tij ka përfituar 63 hektarë tokë në Divjakë, reagon Berisha: Sulm i orkestruar

Akuzat se familja e tij ka përfituar 63 hektarë tokë në

Demokrati Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj akuzave të bëra gjatë protestës së djeshme, ku u pretendua se vajza e tij, Argita Berisha, dhe familja e ish-kryeministrit kanë përfituar 63 hektarë tokë në Divjakë.

Berisha i ka cilësuar këto pretendime si të rreme duke mohuar që ai ose familjarët e tij të kenë pasur ndonjëherë pronë në atë zonë.

Në reagimin e tij, ai akuzon vahzdimisht qeverinë për përdorimin e shpifjeve.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se ‘Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë’, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.

Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.

Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen.

Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj.

Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj.

 

https://www.facebook.com/share/p/18sv8Ffrj3/?mibextid=wwXIfr

Të fundit