Flash News

Ditari i Opozitës

Pastrimi i parave, Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme

Pastrimi i parave, Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar goditjes së fundit të SPAK ndaj një skeme të dyshuar të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, Tabaku argumenton se ekonomia shqiptare është deformuar nga hyrja e parave të krimit të organizuar, duke krijuar pasoja të rënda për sektorët produktivë dhe për qytetarët e zakonshëm.

Sipas saj, tre janë pasojat kryesore të këtij modeli ekonomik, rritja e papërballueshme e çmimeve të banesave, kriza në bujqësi dhe goditja ndaj industrisë fason.

Tabaku lidh problemet ekonomike me protestat qytetare të javëve të fundit, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve buron nga një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

Të fundit