Flash News

E-TJERA

Mbi 30 orë rrugë nga Gjermania për protestën, flet i riu: Nuk dua që të rinjtë të ikin si ne

Mbi 30 orë rrugë nga Gjermania për protestën, flet i riu:

Një emigrant shqiptar ka përshkuar një rrugë të gjatë nga Gjermania drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë kundër qeverisë.

I ardhur nga Frankfurti, në një prononcim për Syri Tv ai tregoi se udhëtimi i tij ka zgjatur më shumë se 30 orë, por pavarësisht lodhjes, e konsideroi të domosdoshme pjesëmarrjen në tubim.

Ai tha se emigrantët nuk duan që brezat e rinj të detyrohen të largohen nga Shqipëria, ashtu siç kanë bërë shumë prej tyre ndër vite.

“Nga Frankfurti. Kemi mbi 30 orë që kemi udhëtuar. Protesta është magjike. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur. Na është dukur detyrim, dhe duam tu gjendemi pranë që njerëzve që janë këtu. Nuk duam që ata të përfundojnë emigrantë si ne dhe duam të kemi mundësi të kthehemi”, deklaroi i riu.

 

Të fundit