Flash News

Bota

Rriten tensionet, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Rriten tensionet, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Irani ka shpallur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës dhe gazit në botë, duke ngritur ndjeshëm tensionet në prag të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në Zvicër.

Sipas deklaratave të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC), anijet nuk duhet t’i afrohen më këtij kalimi detar, përndryshe rrezikojnë të konsiderohen objektiv. Vendimi është shoqëruar me paralajmërime të forta dhe është justifikuar me zhvillimet në rajon dhe akuzat ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nyje jetike për tregjet globale të energjisë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë dhe gaz. Çdo bllokim i saj pritet të ketë pasoja të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare dhe çmimet e energjisë.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat diplomatik, teksa një delegacion i lartë iranian është nisur drejt Zvicrës për bisedime me Shtetet e Bashkuara, me synimin për një marrëveshje të përkohshme mes dy vendeve.

Të fundit