Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Koçekut ikën Spiropali? Socialistja sfidon hapur Ramën: PS duhet të vetëpastrohet

Pas Koçekut ikën Spiropali? Socialistja sfidon hapur Ramën: PS

Socialistja Elisa Spiropali, ka artikuluar një vizion të ri politik brenda Partisë Socialiste, një ditë pasi kryeministri Edi Rama ftoi kundërshtarët dhe protestuesit të paraqesin propozimet e tyre për atë që ai e quajti “Shqipëria e re”.

Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar socialist, Rama deklaroi se mbetet i hapur për çdo platformë apo projekt alternativ për të ardhmen e vendit, megjithëse la të kuptohet se dyshon në ekzistencën e një plani konkret nga kundërshtarët e tij.

Por vetëm një ditë më vonë, Spiropali doli me një mesazh që u interpretua si një thirrje për reflektim dhe reformim të vetë socialistëve. Ajo shpalli objektivin për ndërtimin e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”, duke theksuar se ndryshimi duhet të nisë nga vetë Partia Socialiste.

Sipas saj, PS duhet të kalojë në një proces rigjenerimi të brendshëm, duke u bërë më e hapur ndaj kritikës, më meritokratike dhe më demokratike.

Spiropali nënvizoi se forca politike që qeveris vendin duhet të gjejë energjitë për t’u pastruar nga problematikat e saj dhe për t’u përshtatur me sfidat e reja.

“Shqipërinë që duam ta ndërtojmë duhet ta bëjmë më të drejtë, më europiane dhe më të hapur. Por kjo kërkon që së pari të përmirësojmë veten”, ishte thelbi i mesazhit të saj, teksa kërkoi një transformim të thellë të Partisë Socialiste për të garantuar, sipas saj, një të ardhme më të mirë për vendin.

Të fundit