Flash News

E-TJERA

Po lahej në det, mbytet një 11-vjeçar në plazhin e Durrësit

Po lahej në det, mbytet një 11-vjeçar në plazhin e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bregdetin e Durrësit, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej në det.

Viktima, banues në Tiranë, u nxor pa shenja jete nga uji, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.

Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Të fundit