Flash News

E-TJERA

Nata e parë e qëndresës para Kryeministrisë, protestuesit: Nuk dorëzohemi pa largimin e Ramës

Nata e parë e qëndresës para Kryeministrisë, protestuesit:

Pas protestës masive të zhvilluar një mbrëmjen e djeshme në Tiranë, shumë qytetarë vendosën të mos shpërndaheshin, por të kalonin natën përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar për herë të parë një qëndrim të pandërprerë që nga fillimi i protestave.

Të mbledhur në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit deklaruan se do të vijojnë rezistencën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Gjatë natës u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr nga protesta.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, duke theksuar se largimi nga sheshi do të ndodhë vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkohë, forcat e policisë qëndruan në gatishmëri gjatë gjithë natës dhe monitoruan situatën në qendër të kryeqytetit. Deri tani nuk janë raportuar incidente serioze apo përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.

Të fundit