Flash News

E-TJERA

Dita e 21-të e protestës kundër Ramës, flamuri kuq e zi shpaloset te Piramida

Dita e 21-të e protestës kundër Ramës, flamuri kuq e zi

Në ditën e 21-të të protestave qytetare kundër qeverisë, qendra e Tiranës është mbushur sërish me mijëra protestues që janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Tubimit i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë marrë pjesë me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke përsëritur kërkesat e tyre gjatë grumbullimit në kryeqytet.

Në një nga momentet më simbolike të protestës, një grup të rinjsh ka shpalosur flamurin kuqezi në shkallët e Piramidës, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe qytetarëve të pranishëm në bulevard.

Të fundit