Flash News

E-TJERA

Denoncon kampioni i Ballkanit në atletikë: Më hoqën nga puna vetëm se mora pjesë në protestë

Denoncon kampioni i Ballkanit në atletikë: Më hoqën nga puna

Atleti i njohur David Nikolli ka denoncuar publikisht se është larguar nga puna për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat që prej tre javësh zhvillohen para Kryeministrisë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Nikolli deklaroi se pas pjesëmarrjes në protestat kundër qeverisë është përballur me masa që, sipas tij, kanë karakter hakmarrës dhe politik.

Sportisti, i cili numëron një karrierë të suksesshme në atletikë, tha se vendimi për largimin e tij nga puna në sektorin publik është i padrejtë dhe se do ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

Sipas tij, pavarësisht kontributit të dhënë ndër vite për sportin shqiptar, sot po përballet me mosnjohje të meritave dhe me humbjen e vendit të punës për shkak të bindjeve dhe angazhimit qytetar.

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës së pushtetit. Unë si kampion që kam përfaqësuar vendin tim me krenari dhe kam dhënë gjithçka në sport, sot përballem me këtë padrejtësi.

Jam kampion i Ballkanit me 8 medalje, kam 12 rekorde kombëtare dhe vetëm pak ditë më parë fitova kampionatin kombëtar shqiptar në dy gara.

Më hiqet puna shtetërore dhe nuk më njihen titujt vetëm sepse kam dalë të protestoj me të rinjtë si qytetar i lirë.

Këto padrejtësi ndaj meje dhe ndaj të rinjve do të dënohen ligjërisht bashkë me avokatët e mi. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e mia. Mos u shqetësoni, koha do t’i rregullojë të gjitha. Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”, u shpreh ai.

Të fundit