Flash News

E-TJERA

Pengonte hyrjen drejt tokave, banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh në Kakome

Pengonte hyrjen drejt tokave, banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Një protestë është zhvilluar këtë të diel edhe në gjirin e Kakomesë, ku dhjetëra banorë, pronarë tokash, emigrantë dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur për të kundërshtuar bllokimin e aksesit në një nga plazhet më të njohura të rivierës shqiptare.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë rrëzuar rrethimin metalik që, sipas tyre, prej 22 vitesh pengonte hyrjen drejt Kakomesë dhe tokave që ata pretendojnë se u përkasin.

Banorët e Nivicës dhe Shën Vasilit thonë se gardhi i vendosur ndër vite i ka privuar jo vetëm nga e drejta për të shkuar në pronat e tyre, por edhe ka kufizuar aksesin e pushuesve në këtë zonë bregdetare.

Të fundit