Flash News
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit, dyshime se takoi 2 të dënuar
Aksident në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)
Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nis protesta e 22-të kundër Ramës, mijëra qytetarë në shesh
Ish-deputeti socialist “shigjeton” Ballukun: Rastet flagrante të korrupsionit duhen kallëzuar penalisht

Zërat kritikë në radhët e socialistëve duket se po shtohen, ndërsa ish-deputeti Petro Koçi ka lëshuar një sërë mesazhesh që janë interpretuar si sinjale të drejtpërdrejta për drejtues të lartë të mazhorancës.
Në një reagim të gjatë lidhur me protestat qytetare dhe luftën kundër korrupsionit, Koçi kërkoi që Partia Socialiste të reflektojë thellë mbi mënyrën e funksionimit të saj, duke vënë në pikëpyetje modelin e përqendrimit të pushtetit te personat e deleguar politikisht.
Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se individët që ndodhen nën hetim apo ndjekje penale nuk duhet të vazhdojnë të mbajnë funksione të rëndësishme politike. Një deklaratë që është lexuar si një thumbim ndaj figurave të fuqishme brenda qeverisë, mes tyre edhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Koçi theksoi se qeveria nuk duhet ta delegojë të gjithë barrën e luftës kundër korrupsionit te SPAK-u, por duhet të reagojë vetë ndaj rasteve flagrante të shpërdorimit të detyrës.
Ish-deputeti socialist shkoi edhe më tej, duke propozuar një ligj të posaçëm që do t’u hiqte imunitetin zyrtarëve të lartë për të paktën dhjetë vitet e ardhshme, si dhe forcimin e mëtejshëm të kompetencave të SPAK-ut.
Reagimi i plotë
Duke shprehur publikisht mbështetjen për aksionet e fundit të SPAK kundër krimit të organizuar që ka shtrirë tentakulat e pastrimit të parave në ndërtim, blerje dhe përvetësim tokash etj nuk mund të mos reagoj sërish për protestat e përnatshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Shumica e pjesëmarrësve aty janë idealistë, të pakënaqur nga administrata dhe misionarë për çështje të pastra publike. Sigurisht që benzina politike vjen kryesisht nga e djathta e menjanuar nga Sali Berisha, nga arrivistë të çdo lloji që shohin shanse për t’u promovuar në të ardhmen në Kuvend. Nuk mungojnë as krerët e partickave të rrjeteve sociale që na bëjnë si gazetarë politikë me celularë në dorë.
Parrulla e Ballit Kombëtar “Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve” e vërteton përpjekjen që protesta të përdoret për revansh të së djathtës ndaj së majtës.
Por protesta e idealistëve duhet të shfrytëzohet si energji popullore për të zhvilluar një demokraci të garantuar institucionale, forcim të luftës ndaj korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të SPAK dhe vendosjes së standarteve për barazi dhe solidaritet social bashkëkohor.
PS-së nuk i duhet nënshtrim, por reflektim serioz që përfshin reformë kushtetuese e ligjore në këto piketa:
1-Anulim i ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit 2008 të propozuara nga Sali Berisha që e kthyen Republikën nga parlamentare në kryeministrore.
Kjo do të krijonte frymëmarrje dhe oksigjen për kontroll të parlamentit mbi ekzekutivin.
2-Forcim ligjor i funksionalitetit dhe efikasitetit të SPAK të shoqëruar me një ligj special që heq imunitetin e zyrtarëve të lartë të paktën për 10 vitet e ardhshme.
3-Hartimi dhe aprovimi i një sistemi zgjedhor që garanton pluralizëm dhe barazi përfaqësuese në raport me votat në nivel kombëtar.
4-Rreptësimi i mbikëqyrjes dhe penalizimit për përfshirjen e administratës shtetërore në proceset zgjedhore.
5-Ndërmarrja e një reforme praktike në funksionimin dhe rezultatet e Kadastrës ku një zgjidhje e shumëpritur do ishte kalimi i kompetencës për lëshimin e vërtetimeve të pronave të certifikuara te noterët.
Ndërkohë qeveria nuk mund ta lërë luftën kundër korrupsionit vetëm në duart e SPAK. Rastet flagrante të shpërdorimit duhet të shoqërohen me masa publike administrative dhe kallëzime penale.
Vetë PS ka nevojë të zëvendësojë skemën e përqendrimit të pushtetit nga duart e të deleguarve drejt të zgjedhurve të strukturave të bazës.
Dhe natyrisht të lirojë nga delegimi çdo individ nën ndjekje penale.
Në fund theksoj që protesta duhet trajtuar me pjekuri, as me armiqësi, por as me naivitet.
Le të shërbejë pjesa e pastër e saj si një investim për më shumë demokraci dhe jo thjesht për ndërrim të të ndenjurave të pushtetit.
Vetëm nga demokracia përfiton shumica dhe populli.
Vetëm kështu protesta do ta nxiste dhe jo frenonte integrimin europian që po troket te porta.
Lufta qoftë edhe sovraniste thjesht për pushtet në rastin e protestës do të ishte vetëm një korrupsion i ri!
Të fundit
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46
Andy Burnham shpall kandidaturën për kryeministër të Britanisë
22 Qershor 2026, 13:34
Vizita e Ramës në Paris, Berisha: Presidenti Macron të mbajë parasysh realitetin në bulevard
22 Qershor 2026, 13:23
Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive
22 Qershor 2026, 13:10
89% e të ardhurave shkojnë për jetesë, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
22 Qershor 2026, 13:02
PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së
22 Qershor 2026, 12:50
SafeJournalists: Shqetësim për incidentin ndaj gazetarit Osman Stafa, kërkohet hetim i plotë
22 Qershor 2026, 12:21
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit, dyshime se takoi 2 të dënuar
22 Qershor 2026, 12:11
Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për kushurinjtë
22 Qershor 2026, 11:51
Si të stërviteni në mënyrë të sigurt gjatë temperaturave të larta
22 Qershor 2026, 11:22
Rritja e numrit të fëmijëve me çrregullime të ADHD, Greqia ashpërson masat
22 Qershor 2026, 11:10
PNUD hedh alarmin për të moshuarit, po troket kriza humanitare
22 Qershor 2026, 10:59
Kryeministri i Britanisë jep dorëheqjen
22 Qershor 2026, 10:44
Kandidati i mbështetur nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
22 Qershor 2026, 10:36
Aksident në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)
22 Qershor 2026, 10:31
Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
22 Qershor 2026, 10:00
Pas protestuesve, deputeti i Ramës sulmon Albin Kurtin: Ç’punë kanë aktivistët e LVV?
22 Qershor 2026, 09:49
“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë
22 Qershor 2026, 09:40
Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: "Më keni lënë vetëm"
22 Qershor 2026, 09:30
Incidenti në protestë/ Gazetari Osman Stafa sulmohet fizikisht, UGSH kërkon hetim
22 Qershor 2026, 09:17
Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po i jep protesta
22 Qershor 2026, 09:04
Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
22 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
22 Qershor 2026, 08:32
Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard
22 Qershor 2026, 08:21
Reshje të lehta shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot
22 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Qershor 2026, 07:46
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21 Qershor 2026, 22:08
Protestuesi nxjerr shifrat: Rama ka 200 mln euro në llogari “offshore”
21 Qershor 2026, 21:39
Protestuesi thirrje Ramës: Bëhu burrë një herë në jetën tënde, dorëhiqu
21 Qershor 2026, 21:15
Republika e ortakëve
21 Qershor 2026, 20:42
Rita Petro: Pse Mimoza Ahmeti mbetet e pakapshme për paragjykimet
21 Qershor 2026, 20:31
Shqiptari nga diaspora denoncon: Doganat po gjobisin emigrantët që vijnë për protestë!
21 Qershor 2026, 20:18
Rita Petro për protestat dhe rolin e qytetarit: Shqipëria kishte nevojë të shkundej
21 Qershor 2026, 20:07
Nis protesta e 22-të kundër Ramës, mijëra qytetarë në shesh
21 Qershor 2026, 19:52
Sulmi ndaj Kosovës/ Boçi-Ramës: Po përdor flamurin, plisin dhe UÇK-në për përçarje
21 Qershor 2026, 19:38
Nga “Vrima” te protestat, Rita Petro, rrëfimi i një gruaje që sfidoi çdo tabu
21 Qershor 2026, 19:32
Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti: Mes nesh ka grupe të infiltruara
21 Qershor 2026, 19:14
Shenjat e horoskopit që ndryshojnë humorin në një sekondë
21 Qershor 2026, 18:50
Shqiptari nga Kosova i bashkohet protestës: Kur nuk është Shqipëria mirë, nuk jam as unë
21 Qershor 2026, 18:28
Pas Koçekut ikën Spiropali? Socialistja sfidon hapur Ramën: PS duhet të vetëpastrohet
21 Qershor 2026, 18:02
Protestat/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!
21 Qershor 2026, 17:46
A është mirë t’i mbani grilat mbyllur gjatë ditëve të nxehta?
21 Qershor 2026, 17:01
PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit
21 Qershor 2026, 16:40
Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941
21 Qershor 2026, 16:22
“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha ultimatum Ramës pas protestës së së shtunës
21 Qershor 2026, 16:01
Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës
21 Qershor 2026, 15:39
Sigurimi i detyrueshëm për veprat publike, ligji nuk zbatohet
21 Qershor 2026, 15:20
Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri
21 Qershor 2026, 15:05
Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar
21 Qershor 2026, 14:54
Pengonte hyrjen drejt tokave, banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh në Kakome
21 Qershor 2026, 13:58
Po lahej në det, mbytet një 11-vjeçar në plazhin e Durrësit
21 Qershor 2026, 12:09
Denoncon kampioni i Ballkanit në atletikë: Më hoqën nga puna vetëm se mora pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:50
Dikur e quante Ramën 'Zeus', zv-ministrja sulmon ish-socialistin që mori pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:10
Temperaturat shkojnë deri në 33 gradë, njihuni me parashikimin e motit
21 Qershor 2026, 09:53
Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale
21 Qershor 2026, 09:36
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton SHBA-në javën e ardhshme
21 Qershor 2026, 08:42
Kush është Dr. Suzanne Huurman, gruaja që po bën historinë në Kampionatin Botëror
21 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Qershor 2026, 08:00
Marjana Koçeku në protestën kundër Ramës, ç’deklaroi deputetja para kamerave
20 Qershor 2026, 22:00
Holanda e pamëshirshme, shkatërron 5-1 Suedinë
20 Qershor 2026, 21:41
Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
20 Qershor 2026, 21:25
“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve
20 Qershor 2026, 21:10
Pamje me dron: ‘Lum’ njerëzish para Kryeministrisë, pjesëmarrje rekord qytetarësh
20 Qershor 2026, 20:54
Dita e 21-të e protestës kundër Ramës, flamuri kuq e zi shpaloset te Piramida
20 Qershor 2026, 20:35
Video/ Braktisi PS-në, Marjana Koçeku i bashkohet protestës kundër Ramës
20 Qershor 2026, 20:19
Pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë?
20 Qershor 2026, 20:07