Flash News

Bota

Kryeministri i Britanisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Britanisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen. Starmer ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe si lider i Partisë Laburiste, duke pranuar se partia e tij nuk e sheh më si figurën më të përshtatshme për ta udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme.

“Nga partia ime mora përgjigjen për këtë pyetje dhe e pranoj atë me dinjitet”, deklaroi Starmer në një fjalim emocional para largimit nga rezidenca kryeministrore në 10 Downing Street.

Ai tha se kur mori drejtimin e Laburistëve gjeti një parti “politikisht, financiarisht dhe moralisht të falimentuar”, por se arriti të rikthente besimin tek ekonomia, mbrojtja dhe siguria kombëtare, si edhe të luftonte antisemitizmin brenda partisë.

Starmer e cilësoi hyrjen në Downing Street në vitin 2024 si “momentin më krenar të jetës së tij”, duke theksuar se kishte hyrë në politikë për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve për mirë.

Dje ka qenë Trump ai që  ka deklaruar në rrjetin e tij social se Starmer do të largohet nga posti që mban.

Në mesazhin e publikuar, Trump u shpreh se Starmer ka dështuar në dy fusha që ai i konsideron thelbësore: emigracionin dhe energjinë.

“Keir Starmer do të japë dorëheqjen si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai dështoi keq në dy çështje shumë të rëndësishme – emigracionin dhe energjinë (hapeni naftën e Detit të Veriut!). I uroj çdo të mirë”, shkroi Trump.

Të fundit