Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas protestuesve, deputeti i Ramës sulmon Albin Kurtin: Ç’punë kanë aktivistët e LVV?

Pas protestuesve, deputeti i Ramës sulmon Albin Kurtin:

Protesta kundër qeverisë e cila sot hyn në ditën e 23-të, ka shkaktuar trazira brenda rrethit socialist. Me në krye Ramës, disa eksponentë, kanë sulmuar vazhdimisht qytetarët që i kërkojnë dorëheqjen kryeministrit.

Ndër ta ka qenë edhe Ardit Bido, i cili së fundmi u konfrontua me protestuesit pasi u fut në mes të turmës, e cila protestonte para Kuvendit.

Por, përpos protestuesve, Bido ka sulmuar edhe Albin Kurtin. Në një postim në Facebook, deputeti ka ndarë një kosh mbeturinash në të cilin ishte shkruar emri i tij nga protestuesit. Për këtë socialisti akuzoi aktivistët e LVV-së duke i konsideruar si “gabelsian”, e madje kërkon llogari nga Kurti se pse po tentojnë, sipas tij, të bëjnë pis socialistët.

“Albin Kurti ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të pervershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri!”, shkruan Bido.

Të fundit