Flash News

E-TJERA

Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO

Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO

GJKKO ka shtyrë për në 2 korrik, ora 15:00, seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Seanca e planifikuar për këtë të hënë nuk u zhvillua, pasi në sallë mungonin disa prej të pandehurve dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Edhe vetë Benet Beci nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Ervin Metalla.

Në seancë morën pjesë vetëm dy të pandehur, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së mbrojtjes së disa të pandehurve, ndërsa paralajmëroi palët që të shmangin mungesat e pajustifikuara në vijim të procesit.

Ndaj Becit është regjistruar procedim penal për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Më 23 prill 2025, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, e mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Shkodrës.

Të fundit