Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Ramës në Paris, Berisha: Presidenti Macron të mbajë parasysh realitetin në bulevard

Vizita e Ramës në Paris, Berisha: Presidenti Macron të mbajë

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama drejt Parisit, aty ku do të zhvillojë një takim me presidentin Emmanuel Macron.

Nga selia blu, Berisha tha se Macron duhet të mbajë parasysh se realiteti që paraqet Rama, nuk është realiteti i cili shihet çdo ditë në bulevard.

Ai solli gjithashtu një shembull historik, duke kujtuar një takim mes ish-presidentit francez Jacques Chirac dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koštunica, duke theksuar se në disa raste liderët, sipas tij, nuk pasqyrojnë realitetin në mënyrë të njëjtë.

Berisha shtoi se nuk mund të parashikojë përmbajtjen e takimit mes Ramës dhe Macron, por tha se shpreson që presidenti francez “të mbajë parasysh” situatën në Shqipëri.

Berisha: Po, është njoftuar një takim, drekë, në Elize midis presidentit Emmanuel Macron dhe Edi Ramës. Normalisht mund të përgjigjesha që nuk kam ndonjë koment dhe vërtet unë nuk di qëllimin. Por di një gjë. Në traditën e pallatit të Elizesë, drekat janë, si të themi, eventet për t'i shprehur haptas mendimet e veta Franca ndaj të ftuarit, që në rastin e drekës i jep privilegjin e një të ftuari në drekë.

Më kujtohet si sot në këtë traditë, kur i ndjeri presidenti Zhak Shirak ftoi ish-kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Dhe e ftoi për një drekë në Elize. Pas tre orësh drekë dhe bisedimesh, Koshtunica i paraqiste presidentit Shirak një realitet që nuk ekzistonte.

Dhe në një rast të pazakontë, presidenti Shirak, i ndjeri presidenti Shirak lëshoi një komunikatë në të cilën thotë: 'Edhe si një transparencë ndaj francezëve që kanë një miqësi tradicionale me kombin serb- është e njohur kjo- që unë ftova kryeministrin e një kombi mik, por pashë që absolutisht ai nuk besonte realitet tjetër përveç atij që kishte në kokë dhe që nuk ekziston'. Tani a do jetë kjo komunikatë apo tjetër, unë nuk mund të them se çfarë do jetë, por ky është një variant.

Varianti tjetër është edhe për të shprehur mbështetje. Nuk e di se cili do jetë, por unë uroj dhe dëshiroj që presidenti Macron të mbajë parasysh se realiteti që përshkruan Edi Rama, për bajlozin e zi, algoritmin, për agjenturat e huaja, greke, iraniane, ruse, serbe tani së fundi, nuk është ai realitet që ekziston në bulevardin e Tiranës ku qindra mijëra qytetarë protestojnë prej 22 ditësh në mënyrën më civile dhe më të qëndrueshme ndaj një regjimi që i ka plaçkitur ata në mënyrën më të pamëshirë.

Të fundit