Flash News

E-TJERA

Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Deklarata u bë nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili theksoi se mbështetja e disa aktivistëve apo zyrtarëve të kësaj force politike është krejtësisht individuale dhe nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të partisë.

Sipas tij, Vetëvendosje nuk është e përfshirë në organizimin apo drejtimin e protestave, ndërsa disa anëtarë të saj kanë shprehur solidaritet personal me kërkesat e qytetarëve që po protestojnë në Tiranë dhe qytete të tjera.

“Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me organizimin e këtyre protestave. Disa aktivistë apo eksponentë të saj mund të solidarizohen me shqetësimet e qytetarëve, por kjo nuk nënkupton përfshirje të partisë në këtë lëvizje”, deklaroi Dugolli.

Ai reagoi gjithashtu ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për Vetëvendosjen, duke i konsideruar të panevojshme dhe duke kërkuar që kreu i qeverisë të fokusohet tek kërkesat e protestuesve.

Sipas Dugollit, Rama duhet të dialogojë me qytetarët që po protestojnë prej ditësh në Shqipëri dhe me shqiptarët e diasporës që kanë shprehur mbështetje për këtë lëvizje, në vend që të kërkojë përgjegjës jashtë vendit.

“Reagimet ndaj Vetëvendosjes nuk zgjidhin asnjë problem. Kryeministri duhet të dëgjojë zërin e protestuesve dhe të reflektojë mbi kërkesat e tyre”, u shpreh ai.

Dugolli nënvizoi se protesta është një shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes aktuale dhe nuk ka lidhje me ndonjë projekt politik të importuar nga Kosova.

Komentet e tij vijnë pasi Rama, në deklaratat e fundit për protestat, përmendi disa mbështetës dhe figura të afërta me Vetëvendosjen, duke i lidhur

Të fundit