Flash News

E-TJERA

Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë

Ka nisur marshimi i protestës së 23-të radhazi në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas deklarimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit janë nisur në rrugët e kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, duke e mbajtur të pandryshuar kërkesën e tyre kryesore për largimin e kryeministrit.

“Rama, jep dorëheqjen” ka qenë një nga sloganet që ka shoqëruar marshimin përgjatë lëvizjes së tyre në qytet.

Kjo shënon protestën e 23-të të zhvilluar në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të artikuluara.

Në ditët e fundit, përfaqësues të protestës kanë bërë publike një platformë kërkesash, që përfshin dorëheqjen e qeverisë, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore dhe një sërë ndryshimesh institucionale.

Të fundit