Flash News

E-TJERA

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë:

Mijëra protestues kanë mbushur sërish rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin në kuadër të protestës së 23-të kundër qeverisë.

Pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, qytetarët janë nisur në drejtim të qendrës së Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht sloganet “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Edi Rama ka mbaru”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur edhe thirrje që tashmë janë bërë pjesë e pandashme e tubimeve të tyre, si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Bashkohuni me ne”.

Nën masa të shtuara sigurie, marshimi ka vijuar përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë ritheksuar vendosmërinë për të vazhduar protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

Të fundit