Flash News

E-TJERA

Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë

Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla.

Edhe këtë herë Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrolli policia ka gjetur sërish një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas.

Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge.

Të fundit