Flash News

Ditari i Opozitës

Ai që shan anglisht popullin e tij

Ai që shan anglisht popullin e tij

Nga Grigels Muçollari

Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, Edi Rama mallkonte ata që, sipas tij, e shanin Shqipërinë në anglisht. Me ta kacafytej vazhdimisht Kryeministri.

Por, si shumë gjëra të tjera që kanë rezultuar fasadë e hipokrizi, edhe ky argument i është kthyer në bumerang.
Sepse vetë ai, ky ‘mëmëdhetari’ më i madh, paska sharë në anglisht jo vendin e tij, por vetë shqiptarët.

Protestuesve, qindra mijëra të rinjve e të rejave, burrave e grave, familjeve që dalin në shesh, qindra mijëra të tjerëve që i mbështesin nga shtëpitë e tyre dhe qindra mijëra emigrantëve shqiptarë, u ka thënë: ‘Fuck you!’

Asnjë udhëheqës nuk i është drejtuar në këtë mënyrë popullit të vet. Kjo është shenja e një gjendjeje të rënduar nervore dhe politike të një Kryeministri që e ndjen fundin e pushtetit dhe afrimin e llogaridhënies.

Në këto ditë, kur po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai ka humbur mbështetjen dhe legjitimitetin politik, konfirmimet po vijnë edhe nga fjalët dhe gjestet e tij.

Qytetarët nuk kanë nevojë të provojnë asgjë. Pas 13 vitesh në qeveri, je vetë dëshmia më e fortë e dështimeve, korrupsionit dhe arrogancës që kanë sjellë këtë revoltë.

Të fundit