Flash News

Ditari i Opozitës

Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje

Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku përdori shprehjen “Fuck you” ndaj atyre që e akuzojnë si frymëzues të zhvillimeve të fundit politike në vend, ka sjellë reagime të shumta edhe nga opozita.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilësoi gjuhën e përdorur nga Rama si një pasqyrim të mënyrës se si ai e ka ushtruar pushtetin gjatë viteve të qeverisjes.

Sipas Bardhit, fjalët e kryeministrit nuk përfaqësojnë një reagim emocional të momentit, por shprehin qartë raportin e tij me qytetarët, kundërshtarët politikë dhe kërkesën për llogaridhënie.

Reagimi i Bardhit: 

“Fuck you”

Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.

Në vetëm dy fjalë.

Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.

“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.

Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”

Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.

Të fundit