Flash News

Bota

Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE

Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE

Një gjyqtar hetues belg ka lëshuar një urdhër-arresti evropian ndaj ish-komisionerit të Bashkimit Europian dhe ish-zyrtarit të lartë grek, Dimitris Avramopoulos, ka konfirmuar një zyrtar i qeverisë greke, shkruan Reuters.

Urdhër-arresti lidhet me skandalin e korrupsionit të njohur si “Qatargate”, i cili shpërtheu në vitin 2022 dhe që konsiderohet një nga aferat më të mëdha të goditura ndonjëherë në Bashkimin Europian.

Sipas hetimeve, disa zyrtarë të BE-së dyshohet se kanë pranuar ryshfete nga Katari, me qëllim ndikimin e politikave dhe vendimmarrjes në nivel të Bashkimit Europian.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë kryer kontrolle dhe kanë sekuestruar rreth 1.5 milionë euro cash, përfshirë para të gjetura në një valixhe në një hotel në Bruksel.

Avramopoulos ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje.

“Nuk ka pasur asnjë përfshirje direkte apo indirekte nga ana ime në asgjë të paligjshme,” deklaroi ai.

Ai shtoi se nuk do të përdorë imunitetin parlamentar dhe se do t’i drejtohet vetë drejtësisë greke.

“Përkundrazi, do t’i bëj thirrje vetë gjyqësorit grek që çështja të hetohet plotësisht dhe të merret një vendim,” u shpreh ish-komisioneri.

Të fundit