Flash News

E-TJERA

Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës

Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës

Protesta e 24-të radhazi në Tiranë, e thirrur për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ka vijuar me pjesëmarrje të qytetarëve dhe figurave të ndryshme.

Mes protestuesve është vënë re sot edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, prania e të cilit ka tërhequr vëmendjen gjatë tubimit të zhvilluar në kryeqytet.

Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit dhe organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Të fundit