Flash News

E-TJERA

Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës

Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane:

Prej fundit të majit, në Tiranë po zhvillohen protesta masive ku marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë. Fillimisht të nisura si kundërshtim ndaj një projekti luksoz në jug të vendit, lëvizja është zgjeruar duke marrë edhe një karakter politik, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.

Protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit të resortit të planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, së bashku me një investitor shqiptar, në një zonë të mbrojtur në bregdetin shqiptar. Ata argumentojnë se projekti cenon zonat natyrore dhe interesin publik.

Megjithatë, kërkesat e tyre kanë kaluar përtej çështjeve mjedisore, vijon artikulli. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet prej më shumë se 13 vitesh dhe mbështet publikisht projektin.

Në protestat e zhvilluara në kryeqytet janë vërejtur edhe pjesëmarrës nga diaspora shqiptare, ndërsa në javët e fundit është regjistruar një nga pjesëmarrjet më të mëdha që prej nisjes së lëvizjes.

Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë nisur procedime penale ndaj dhjetëra protestuesve.

Të fundit