Flash News

E-TJERA

Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur

Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e

Ish-ministrja e Elisa Spiropali i është përgjigjur me ironi kritikave, sulmeve, ose siç ajo i etiketon “monitorimit digjital” dhe “kontroll algoritmik” të kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali u është drejtuar ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulme banale”, “konspiracione halucinante” dhe “gjuhë e shthurur”, duke nënvizuar nevojën për distancim nga narrativa që ajo i konsideron të deformuara.

Në mënyrë ironike, ajo ka sugjeruar leximin e poezisë së poetes ruse Anna Ahmatova, duke sjellë një fragment që flet për forcën përballë kritikave dhe transformimin e tyre në qëndrueshmëri të brendshme.

REAGIMI:

Kur t'ju merren mënd' e t'ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

Të fundit