Flash News

Ditari i Opozitës

“Presion policor ndaj qytetarëve”, Berisha publikon denoncimin: Do ju mbyllim lokalin nëse shkoni në protestë

“Presion policor ndaj qytetarëve”, Berisha publikon denoncimin:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale duke denoncuar atë që e cilëson si “presion policor ndaj qytetarëve” nga patronazhistët.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se bëhet fjalë për një akt të papranueshëm intimidimi ndaj qytetarëve që, sipas tij, mbështesin protestat opozitare.  

Postimi i Berishës: 

Presion i turpshëm policesk ndaj qytetarëve!
Dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të patronazhistëve terrorist politik.
Lexon mesazhin e qytetarit digjital
Ju pershendes doktorr desha te ndaj nji situat me juve sot dit e marte dada 24 çeshor sjam nè protest per faktin se dje me dat 23 çeshor mè ka ardh nji person ke lokali çe kam me çera dhe mi kan than bashkshortes tim me 3 fèmit e mi po hiku A*** per tiran ke protesta ne do ju myllim lokalin dhe un sonte po i pres çe te vijn se ikan than dje po hiku A*** ne protest ne do ti vejm shiritin lokalit un neser do vij ne protest po kto po marrin fund doktorr

Të fundit