Flash News

E-TJERA

Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm

Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni

Sot shënohet dita e 24-t e protestës kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë në mënyrë të njëzëshme largimin e tij nga detyra.

Protesta ka mbledhur në shesh grupe të ndryshme qytetarësh, nga të rinj e të reja deri te të moshuar, të cilët janë bërë pjesë e tubimit të vazhdueshëm në kryeqytet.

Gjatë protestës janë vënë re edhe turistë të huaj, të cilët kanë shprehur mbështetje për pjesëmarrësit dhe mesazhet e tyre.

Një prej tyre është shprehur publikisht duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vendit dhe natyrës:

“Për të gjithë njerëzit në botë, ejani në Shqipëri, është magjike. Ejani të ndihmoni… Luftoni korrupsionin, oligarkët, mbroni natyrën. Shqipëria nuk është në shitje,” u shpreh turisti i huaj.

Të fundit