Flash News

SPORT

Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia

Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në

Kupa e Botës 2026 vjen sonte me dy sfida të rëndësishme në Grupin L, ku në fushë zbresin Anglia dhe Kroacia, dy kombëtare që synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt.

Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Anglisë dhe Ganës.

“Tre Luanët”, të cilët konsiderohen një nga favoritët për fitimin e trofeut, vijnë pas një starti bindës dhe kërkojnë fitoren e dytë radhazi. Nëse arrijnë të marrin tre pikët ndaj afrikanëve, anglezët do të sigurojnë matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16-ve.

Në letër, skuadra e drejtuar nga anglezët shihet si favorite e qartë, por Gana synon të surprizojë dhe të mbajë gjallë shpresat për kalimin e grupit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Kroacia përballet me Panamanë në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e ballkanasve në këtë Botëror.

Pas humbjes spektakolare 4-2 ndaj Anglisë në takimin e parë, kroatët janë të detyruar të reagojnë dhe të marrin pikët e para për të mos komplikuar ndjeshëm objektivin e kualifikimit.

Megjithëse kroatët konsiderohen favoritë sipas parashikimeve dhe koeficientëve, Panamaja ka treguar se mund të jetë një kundërshtar i vështirë dhe nuk pritet t’ua bëjë të lehtë misionin “dalmatëve”.

 

Të fundit