Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit

Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol, ku janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël.

Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Të lënduarit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit