Flash News
Një Enver për Brezin Z
Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të hetohet ‘Dosja’ e Ramës, do zbulojnë rrjetin më monstruoz të trafikantëve të drogës
Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund
Nga heshtja te mobilizimi: si u “zgjuan” socialistët pas qortimit të Ramës?
Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit
Zhupa për Ramën: Shqipërinë e ka trajtuar si pronë private, ‘Dosja Shqiptare’ dëshmon betonizimin e vendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë viteve të qeverisjes së tij e ka trajtuar Shqipërinë si “pronë private”, ku vendimet për territorin dhe zhvillimin urban janë marrë pa transparencë dhe pa përfshirjen e qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa iu referua librit “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), të cilin e cilësoi si një dëshmi të mënyrës se si, sipas saj, është administruar territori shqiptar gjatë viteve të fundit. Ajo vlerësoi punën investigative të Lorin Kadiut dhe medias Citizens.al, duke thënë se publikimi sjell fakte mbi atë që opozita ka denoncuar prej kohësh.
Sipas Zhupës, Shqipëria nuk ka njohur një zhvillim normal urban, por një model të ndërtuar mbi mungesën e transparencës, privilegjet dhe përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja. Ajo pretendoi se shumë prej projekteve të mëdha janë realizuar përmes ftesave të drejtpërdrejta dhe pa gara të hapura.
“Territori është trajtuar si një plaçkë për t’u ndarë. Në 41% të projekteve nuk identifikohet fare porositësi apo zhvilluesi. Kjo mungesë transparence tregon një kulturë qeverisëse ku shqiptarët nuk konsiderohen pronarë të territorit të tyre”, deklaroi deputetja demokrate.
Zhupa kritikoi gjithashtu politikat e qeverisë për investimet strategjike dhe ndryshimet ligjore që, sipas saj, kanë favorizuar ndërtimet në zona të mbrojtura dhe me vlera të veçanta natyrore e kulturore.
Ajo përmendi një sërë projektesh në bregdet, zona të mbrojtura dhe qytete historike, duke i konsideruar ato pjesë të një modeli që ka sjellë betonizim dhe humbje të trashëgimisë kombëtare.
Deputetja e PD-së theksoi se shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit, por kundër zhvillimit pa rregulla, pa konsultim publik dhe në dëm të trashëgimisë natyrore e kulturore.
Deklarata e plotë:
Jam para jush për librin e fshehtë për shqiptarët “Albanian Files” ose “Dosjet Shqiptare”, i cili nuk është thjesht një katalog ndërtimesh po është dëshmia më e qartë se si Edi Rama e ka trajtuar Shqipërinë për vite me radhë: si pronë private, si një ekspozitë personale dhe si një territor ku vendos vetëm ai.
Një investigim serioz i Lorin Kadiu të medias citizens.al, të cilin e përgëzoj, na solli në vëmendje atë që e kishim denoncuar por nuk kishim arritur dot të kishim fakte si ky libër. Një masakër të vertet të një Shqipërie për një grusht njerëzish, ku shqiptarët janë të humburit e medhënj.
Parathënia e Ramës hapet me fjalën “dosje”, të cilës ia thërret kuptimin nga dosjet e survejimit komunist, sipas tij ato janë dosjet e shkruara për njerëzit pa i pyetur. “Instrumente frike”, i quan ai,dhe pikërisht kështu janë këto plane për Shqipërinë dhe pse ai thotë që është e kundërta.
Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me zhvillim normal urban, por me një model të ngritur mbi mungesën e transparencës, mbi privilegjet, mbi përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja dhe mbi betonizimin e territorit.
Vetë arkitektët e përfshirë në këto projekte e pranojnë atë që qytetarët kanë kuptuar prej kohësh. Ata flasin për ftesa të drejtpërdrejta nga Kryeministri. Flasin për projekte që nuk kanë kaluar përmes konkurseve. Flasin për një proces ku vizioni i një njeriu zëvendëson konsultimin publik, institucionet dhe interesin e komuniteteve lokale.
Në çdo demokraci normale, transformimi i territorit bëhet përmes debatit publik, planifikimit afatgjatë dhe respektimit të interesit të qytetarëve dhe mos prekjes së zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore. Në Shqipërinë e Edi Ramës, territori është trajtuar si një plaçkë për t’u ndarë.
Në 41 për qind të projekteve nuk identifikohet fare porositësi apo zhvilluesi.
Kjo mungesë transparence nuk është një detaj teknik. Është tregues i një kulture qeverisëse ku shqiptarët nuk konsiderohen pronar të territorit, por spektator i vendimeve që merren mbi të.
Për vite me radhë, shqiptarëve u është premtuar zhvillim, ndërsa në realitet kanë parë betonizim.
U është premtuar hapësirë publike, ndërsa kanë parë privatizim të saj.
U është premtuar mbrojtje e trashëgimisë, ndërsa kanë parë copëzimin dhe dhënien me koncesion të saj.
Rrënimi i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht shembja e një godine. Ishte simbol i një filozofie qeverisëse që e sheh kujtesën historike si pengesë për projektet e radhës.
E njëjta filozofi është shfaqur në trajtimin e trashëgimisë kulturore në Butrint ku pasuria kombëtare është trajtuar si asete që mund të transferohen, koncesionohen apo menaxhohen pa konsensusin e qytetarëve.
Paralelisht me këtë proces, është ndërtuar një regjim privilegjesh ligjore për investitorët e favorizuar.
Ligji për Investimet Strategjike u kthye në mekanizëm për dhënien e privilegjeve të jashtëzakonshme mbi tokën publike dhe private.
Ligjin 21/2024, hoqi çdo lloj mbrojtje zonave të mbrojtura dhe e la në dorë të qeverisë për te ndërtuar ku të donte pa asnjë kufizim.
Ndaj protesta qytetare kundër këtyre ligjeve dhe kundër qeverisë po bashkon gjithnjë e më shumë njerëz.Sepse qytetarët po kuptojnë se nuk po përballen me projekte të veçanta, por me një model të tërë qeverisjeje.
Një model ku vendimet merren lart dhe imponohen poshtë.
Një model ku konsultimi publik konsiderohet formalitet.
Një model ku territori shihet si mall për t’u ndarë.
Një model ku bregdeti, lagunat, zonat e mbrojtura, qytetet historike dhe hapësirat publike trajtohen si parcela të gatshme për zhvillim
Po ta lexoni këtë libër do vini duart në kokë, Narta dhe Zvërneci, te Divjaka, Himara, Orikumi, Vlora, Palasa, Gjipeja, Rana e Hedhun, Kune-Vaini, Lukova dhe Saranda, Tirame me kullat te garda e republikës, te Stadiumin Selman Stermasi, Pallatin e Kongreseve, Jetimoren Zyber Hallulli, Pallatin e Sportit, vila qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, kudo shfaqet e njëjta logjikë: zgjerimi i vazhdueshëm i betonit drejt zonave më të ndjeshme dhe më të vlefshme të territorit shqiptar dhe shkatërrimi i çdo trashëgimie kulturore apo natyrore.
Po flasim për qindra mijëra dhe në disa raste miliona metra katrorë zhvillim të planifikuar në brigje, laguna, parqe kombëtare dhe zona me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore.
Po flasim për territore që u përkasin brezave të shqiptarëve dhe jo qeverive të përkohshme.
Edhe më alarmante janë indiciet që po dalin nga hetimet e SPAK, të cilat kanë ngritur dyshime serioze mbi burimin e kapitaleve që kanë ushqyer një pjesë të bumit të ndërtimeve, si dhe mbi mekanizmat e përvetësimit të pronave në zona me interes të lartë ekonomik.
Këto zhvillime e bëjnë edhe më të domosdoshme transparencën e plotë për çdo projekt, përfitues, procedurë dhe vendimmarrje. Dosjet e Shqipërisë duhet jenë indicie për dosjet e ardhshme të SPAK-ut.
Shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit.
Shqiptarët janë kundër zhvillimit pa rregulla.
Janë kundër zhvillimit pa konsultim.
Janë kundër zhvillimit që shkatërron trashëgiminë.
Janë kundër zhvillimit që betonizon bregdetin.
Janë kundër zhvillimit që pasuron pak njerëz dhe varfëron shqiptarët.
Shqipëria nuk është ekspozita personale e Edi Ramës.
Shqipëria është atdheu i shqiptarëve.
Dhe askush nuk ka të drejtë ta projektojë, ta ndajë, ta betonizojë apo ta tjetërsojë pa pyetur qytetarët e saj
Të fundit
Shiu nuk pengon protestuesit, mblidhen në sheshin “Skënderbej”
24 Qershor 2026, 19:33
Xhaka dhe Zvicra përballë provës së madhe, sot vendosen biletat e grupit
24 Qershor 2026, 19:13
Një Enver për Brezin Z
24 Qershor 2026, 18:31
"Kriminalizoi Kuvendin", ish-deputeti socialist kundër Ramës: Ka ardhur koha për ndryshim
24 Qershor 2026, 18:12
Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta
24 Qershor 2026, 17:29
Ndeshja vendimtare mes Skocisë dhe Brazilit rrezikon të shtyhet
24 Qershor 2026, 17:06
Tragjedi në Itali, 63-vjeçari vret gruan dhe djalin 24-vjeçar me armë gjahu
24 Qershor 2026, 16:46
"Kam qenë deputet që 22 vjeç", pas përplasjes në gjykatë, shtyhet seanca Meta - Kryemadhi
24 Qershor 2026, 16:28
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
24 Qershor 2026, 16:02
A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?
24 Qershor 2026, 15:44
Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
24 Qershor 2026, 15:27
SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
24 Qershor 2026, 14:45
Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie
24 Qershor 2026, 14:30
Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €
24 Qershor 2026, 14:08
Elon Musk humb përkohësisht kurorën e trilionerit
24 Qershor 2026, 13:57
“Mesazhet e Ditës”, të gjithë i shkruajnë Taulant Ballës...
24 Qershor 2026, 13:45
Kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, nën hetim kryeplaku
24 Qershor 2026, 13:30
Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson
24 Qershor 2026, 13:20
Kërkesat e protestuesve, Berisha: PD mbështet kufizimin e mandatit të kryeministrit
24 Qershor 2026, 13:12
I tha f*ck you shqiptarëve, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë
24 Qershor 2026, 13:03
Çfarë duhet të hani gjatë një vale të nxehti?
24 Qershor 2026, 12:43
Franca në “flakë” nga i nxehti ekstrem, Evropa përgatitet për kulmin
24 Qershor 2026, 12:15
Fitoi zgjedhjet, Kurti:Nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit
24 Qershor 2026, 12:02
4 shenjat e horoskopit që priren të ankohen më shpesh, sipas astrologjisë
24 Qershor 2026, 11:54
Goditet prodhimi vendas, bie prodhimi i grurit, ullinjve dhe prodhimit në sera
24 Qershor 2026, 11:44
"Boll, mos u merr me llafe"/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit
24 Qershor 2026, 11:32
“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës
24 Qershor 2026, 11:20
Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund
24 Qershor 2026, 11:07
Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari
24 Qershor 2026, 10:58
Nga heshtja te mobilizimi: si u “zgjuan” socialistët pas qortimit të Ramës?
24 Qershor 2026, 10:49
Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, avokati: Dosja pa prova dhe analizë financiare
24 Qershor 2026, 10:39
Momenti që u bë viral, Ronaldo injoron pyetjen për Messi-n
24 Qershor 2026, 10:27
Temperaturat e larta, mjekët apel qytetarëve: Shmagni daljet në orët e pikut
24 Qershor 2026, 10:18
Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën
24 Qershor 2026, 10:06
Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione
24 Qershor 2026, 09:46
Temperaturat e larta dhe aktiviteti fizik, si të ushtroheni pa rrezikuar shëndetin
24 Qershor 2026, 09:30
Botërori 2026/ Kroacia merr tri pikë të arta, zhgënjen Anglia
24 Qershor 2026, 09:21
Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit
24 Qershor 2026, 09:11
BIRN: Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
24 Qershor 2026, 09:01
Kamioni përplaset me mjetin në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur
24 Qershor 2026, 08:52
Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës
24 Qershor 2026, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
24 Qershor 2026, 08:14
Temperatura deri në 33 gradë, parashikimi i motit për sot
24 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Qershor 2026, 07:46
Gazetari : Pasi mbaroi me iranianët, Rama po sulmon edhe kosovarët
23 Qershor 2026, 22:57
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00