Flash News

Bota

Nga pishinat falas te “cool-down spots”: Si po përshtatet Europa me valën historike të të nxehtit

Nga pishinat falas te “cool-down spots”: Si po përshtatet

Një valë e fortë të nxehti po përfshin shumë pjesë të Europës, me temperatura rekord dhe masa të ndryshme emergjente për të ndihmuar qytetarët të përballojnë kushtet ekstreme, shkruan BBC.

Holandë, autoritetet po hapin “cool-down spots” në Amsterdam – hapësira të freskëta në biblioteka, teatro, qendra komunitare dhe supermarkete, ku njerëzit mund të gjejnë ujë, ajër të freskët dhe vende pushimi. Edhe shkollat po kalojnë në orare “tropikale”, me ditë më të shkurtra, më shumë pushime dhe ventilim të shtuar për nxënësit.

Francë, qytetet po shpërndajnë masa të ndryshme lehtësuese si bileta falas për kinema me ajër të kondicionuar për të rinjtë dhe të moshuarit, si dhe hapjen e muzeve dhe bibliotekave si vende freskimi. Disa zona kanë shtuar aksesin në ambiente publike të freskëta për qytetarët.

Spanjë, qytete si Zaragoza dhe Huesca kanë ulur çmimet ose kanë bërë falas hyrjen në pishina publike, ndërsa në disa qytete janë ndezur fontana dhe spërkatës uji për të ndihmuar njerëzit të freskohen. Disa evente verore janë anuluar për shkak të rrezikut nga zjarret dhe temperaturat ekstreme.

Itali, qeveria ka rikthyer masa mbrojtëse për punëtorët më të ekspozuar ndaj nxehtësisë, si ata në ndërtim dhe bujqësi, duke përfshirë edhe pushime të detyruara ose pagesa mbështetëse në disa raste.

Në gjithë kontinentin, autoritetet po paralajmërojnë se temperaturat ekstreme po bëhen më të shpeshta dhe më të rrezikshme, duke detyruar qytetet të përshtaten me mënyra të reja jetese gjatë verës.

Të fundit