Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën

Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, e cila ka zgjatur më shumë se një orë dhe ka nisur pak minuta me vonesë nga orari i planifikuar 08:30.

Në qendër të diskutimeve, Rama ka kërkuar nga drejtuesit politikë dhe ministrat që të jenë më afër qytetarëve dhe të adresojnë shqetësimet e tyre në terren. Megjithatë, vëmendje të veçantë ka marrë edhe reagimi i tij lidhur me protestën e ditëve të fundit.

Sipas Ramës, ajo që po ndodh mund të konsiderohet si një “luftë digjitale”, të cilën ai e ka cilësuar si të vështirë për t’u përballuar me mjetet tradicionale të komunikimit dhe politikës.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri është parë në një komunikim të shkurtër me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përpara se të largohej me makinë pa dhënë deklarata për mediat, duke i përshëndetur shkurt gazetarët.

Më pas, Rama pritet të zhvillojë një tjetër takim me kryebashkiakët, i cili do të mbahet në orën 09:30 në ambientet e ish-hotel “Dajti” në Tiranë.

Të fundit