Flash News

E-TJERA

Mijëra qytetarë marshojnë nëpër Tiranë: Arresto Ballukun!

Mijëra qytetarë marshojnë nëpër Tiranë: Arresto

Mijëra qytetarë iu bashkuan edhe këtë të mërkurë protestës kundër kryeministrit Edi Rama, duke shënuar ditën e 25-të radhazi të mobilizimit në kryeqytet.

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, ku nuk munguan thirrjet dhe sloganet kundër qeverisë. Gjatë itinerarit të tyre, ata u ndalën në disa kryqëzime, duke përcjellë mesazhet e tyre për ndryshim politik dhe llogaridhënie.

Pjesëmarrësit kërkuan një “Shqipëri të re”, ndërsa mes thirrjeve më të dëgjuara ishte edhe ajo: “Arresto Ballukun”, duke iu referuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Protesta, e cila prej javësh po zhvillohet në mënyrë të përditshme, vijon të mbledhë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, të cilët shprehen se do të vazhdojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre kryesore, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Të fundit