Flash News

E-TJERA

Protestuesit nuk largohen, disa prej tyre do të kalojnë natën para Kryeministrisë

Protestuesit nuk largohen, disa prej tyre do të kalojnë natën

Një pjesë e protestuesve që morën pjesë në tubimin e ditës së 25-të kundër kryeministrit Edi Rama kanë vendosur të qëndrojnë edhe gjatë natës para godinës së Kryeministrisë.

Sipas tyre, qëndrimi në shesh është një simbol i vendosmërisë për të vijuar rezistencën dhe për të mos hequr dorë nga kërkesat e artikuluara prej javësh. Protestuesit shprehen se prania e tyre e vazhdueshme para institucionit kryesor të ekzekutivit është një mënyrë për të mbajtur gjallë presionin qytetar ndaj qeverisë.

Kjo nuk është hera e parë që pjesëmarrësit në protestë zgjedhin të kalojnë natën pranë Kryeministrisë. Edhe në ditët e mëparshme, qytetarë të ndryshëm kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa prej tyre janë organizuar për të kaluar të gjithë natën në shesh.

 

Të fundit