Flash News

E-TJERA

Pas tre javësh protestash për largimin e Ramës, Bajram Begajt i 'del gjumi' për situatën në Tiranë

 Pas tre javësh protestash për largimin e Ramës, Bajram Begajt i
Pas tre javësh protestash të pandërprera në kryeqytet, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtës së qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike.

Deklarata e tij u bë gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, një aktivitet që përkoi me një moment tensioni politik dhe mobilizimi qytetar në rrugët e kryeqytetit.

Begaj u shpreh se e drejta e protestës dhe shprehjes së lirë është një vlerë e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe rendin demokratik.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit,” deklaroi Presidenti.

Ai shtoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit varen nga bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve, si dhe nga respektimi i kornizës kushtetuese dhe shtetit të së drejtës.

Të fundit