Flash News

SPORT

Neymar rikthehet me lot në sy te Brazili, momenti emocional pas 3 vitesh mungesë

Neymar rikthehet me lot në sy te Brazili, momenti emocional pas 3 vitesh

Neymar ka përjetuar një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij me kombëtaren braziliane. Sulmuesi legjendar u rikthye në fushë me fanellën e “Seleçaos” pas një mungese të gjatë dhe nuk arriti të fshihte emocionet.

Braziliani u aktivizua në minutën e 76-të të sfidës ndaj Skocisë, kur Brazili kishte siguruar tashmë fitoren 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

Ky ishte rikthimi i parë i Neymarit me kombëtaren që prej tetorit 2023, kur ai u dëmtua në një ndeshje kualifikuese ndaj Uruguait. Për shkak të një problemi fizik në pulpë, ai humbi dy sfidat e para të turneut, por arriti të rikuperohej në kohë për të qenë pjesë e ekipit.

Në momentin kur hyri në fushë në stadiumin e Miamit, 34-vjeçari u shfaq dukshëm i prekur. Kamerat e kapën duke fshirë lotët, ndërsa tifozët dhe shokët e skuadrës e shoqëruan rikthimin e tij me duartrokitje.

Paraqitja ndaj Skocisë ishte ndeshja e 129-të e Neymarit me Brazilin, një tjetër kapitull në historinë e tij me fanellën e kombëtares. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi ndau momente emocionale me shokët e ekipit dhe familjarët e tij.

Të fundit