Flash News
FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla “për vendime anti-shqiptare”
Malltezi publikon librin për çështjen “Berisha”: 35 falsifikimet e procesit politik ndaj liderit të opozitës
Rama e shpalli "non grata", reagon Ikballe Berisha
E bija iu mbyt bashkë me kushërirën/ Babai: M’u lut që të shkonte në plazh me tezen, hera e parë që e lejoja
PS refuzon kërkesat e protestuesve, rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat
PD çon protestën në Kuvend: Katër kërkesa dhe mocion për debat në ditën e 26-të të protestave

Në ditën e 26-të të protestave masive që po zhvillohen para Kryeministrisë, opozita ka ndërmarrë një hap institucional duke depozituar në Kuvend katër kërkesa urgjente dhe një mocion për debat. Lëvizja vjen si përpjekje për të kanalizuar në sallën parlamentare shqetësimet e qytetarëve që prej javësh protestojnë në shesh.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një interviste për Ora News , u shpreh se nismat e depozituara lidhen me çështje që opozita i konsideron problematike dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në interesin publik. Sipas tij, ato pasqyrojnë edhe kërkesat e protestuesve që vijojnë tubimet e përditshme para zyrës së kryeministrit.
Ndër kërkesat kryesore përfshihen shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe rikthimi në debat i ligjit për trashëgiminë kulturore dhe të ashtuquajturës “paketa e maleve”. Opozita i cilëson këto nisma si të diskutueshme dhe të lidhura me interesa politike të mazhorancës.
Këlliçi theksoi se qëllimi nuk është përfaqësimi formal i protestës, por reflektimi institucional ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Ai shtoi se këto çështje duhet të debatohen në Kuvend, si pjesë e funksionimit normal të demokracisë parlamentare.
Sipas tij, kërkesat e depozituara prej dy javësh në Kuvend synojnë të hapin një debat të gjerë politik mbi çështjet që opozita i konsideron thelbësore për vendin, përfshirë edhe kërkesën për largimin e qeverisë Rama.
"Ne, duke dëgjuar kërkesat e protestuesve që tashmë kanë hyrë në ditën e 26, duke reflektuar shqetësimet e qytetarëve, pjesës dërrmuese të shoqërisë shqiptare që mbështesin protestën, por dhe të atyre qindra mijëra protestuesve që kanë mbi tre javë që protestojnë çdo ditë para zyrës së kryeministrit, dy javë më parë kemi depozituar në kuvend katër kërkesa, pra edhe mocionin për debat, që janë në sintoni të plotë me kërkesat e protestuesve dhe kjo nuk na bën zëdhënës të protestës, por sigurisht jetojmë me shqetësimet e qytetarëve shqiptarë.
Mendojmë që në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në sallën e parlamentit do të duhet të debatohet, do të duhet të diskutohet për çështje që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e ditës, me problemet e qytetarëve, me shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe sigurisht çështje që ne i kemi veçuar në fakt dhe i kemi dhe kauzat tona, siç është çështja për shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, apo ligji për amendimin e zonave të mbrojtura, që hapi rrugën për shkatërrimin e zonave të mbrojtura dhe ndërtimin në këto zona, të cilin prej dy vitesh e kemi debatuar fort, e kemi çuar dhe në gjykatë kushtetuese, apo ligjin për trashëgiminë kulturore, apo paketën e maleve që e kemi votuar kundër dhe kemi debatuar me arsyetimin tonë dhe me logjikën tonë dhe në sallën e kuvendit, se përse kjo është një nismë kryesisht personale dhe korruptive dhe politike e Edi Ramës. Këto katër qëndrime shoqëruar këtu me të pestën që është largimi i qeverisë Rama.
Këto katër kërkesa ne i kemi depozituar që para dy javësh në kuvend për të bërë të mundur që të debatojmë në sallën e Kuvendit", u shpreh Këlliçi.
Të fundit
Në “The Albanian Files” gjendet Shqipëria që po vizaton Edi Rama
25 Qershor 2026, 20:52
Protestuesi: Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës!
25 Qershor 2026, 20:35
Qytetarët përsërisin 5 kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike
25 Qershor 2026, 20:14
Mesazhe erotike gjatë orarit zyrtar, ILD kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP-së
25 Qershor 2026, 18:48
RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet
25 Qershor 2026, 17:58
Akuza për klimë të tensionuar te Zvicra, ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit
25 Qershor 2026, 17:44
Pas profilit me flamingo, deputetja ironizon Ramën: Kjo do ishte fotoja perfekte për ty
25 Qershor 2026, 17:20
Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
25 Qershor 2026, 16:48
“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet
25 Qershor 2026, 16:19
Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes sqaron arsyet
25 Qershor 2026, 16:10
Rama e shpalli "non grata", reagon Ikballe Berisha
25 Qershor 2026, 15:56
Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar,
25 Qershor 2026, 15:47
Vala e të nxehtit dhe alkooli , një kombinim i keq për shëndetin
25 Qershor 2026, 15:36
Ç'po ndodh me banjat e Bënjës, nga kurative në pellgje
25 Qershor 2026, 15:22
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror
25 Qershor 2026, 15:05
U sulmua publikisht nga Rama, qeveria shpall 'non-grata' në Shqipëri Ikball Hudutin
25 Qershor 2026, 14:46
Mjekët japin alarmin: 4 sendet e kuzhinës që duhet t’i zëvendësoni sa më shpejt
25 Qershor 2026, 14:25
Vrau me thikë vëllain, arrestohet autori në Kavajë
25 Qershor 2026, 14:00
A po ju shkakton vala e të nxehtit ‘mjegull mendore’?
25 Qershor 2026, 13:53
Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë
25 Qershor 2026, 13:35
Bardhi: Refuzimi i debateve, shkelje e rregullores së Kuvendit
25 Qershor 2026, 13:21
Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 164 të vdekur dhe qindra të plagosur
25 Qershor 2026, 13:12
Prodhimi vendas humbet terren, ekonomia rriti varësinë nga importet
25 Qershor 2026, 13:00
PS refuzon kërkesat e protestuesve, rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat
25 Qershor 2026, 12:48
Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur
25 Qershor 2026, 12:31
Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri
25 Qershor 2026, 12:10
Denoncimi i Berishës: Ambasada në Romë dhe Balla po organizojnë antimiting kundër protestës
25 Qershor 2026, 12:02
Botërori 2026: Formohet tabloja e 1/16-ve, ja skuadrat e kualifikuara
25 Qershor 2026, 11:42
Tabaku: Sheshi flet prej 25 ditësh, mazhoranca bën sikur nuk dëgjon
25 Qershor 2026, 11:29
Aksident pranë Urës së Milotit, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë
25 Qershor 2026, 11:16
Vrau vëllain, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi
25 Qershor 2026, 11:07
BE propozon një reformë tatimore për të ulur kostot e biznesit me 8 mld euro në vit
25 Qershor 2026, 10:50
Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE
25 Qershor 2026, 10:25
Neymar rikthehet me lot në sy te Brazili, momenti emocional pas 3 vitesh mungesë
25 Qershor 2026, 10:16
Detaje nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë
25 Qershor 2026, 10:01
‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut
25 Qershor 2026, 09:30
Nga Rama për Ramën: Mesazhi i gjatë që KM publikoi për të mbrojtur qeverinë
25 Qershor 2026, 09:20
Sherr në Sukth, daja plagos me thikë nipin
25 Qershor 2026, 09:09
Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor
25 Qershor 2026, 09:07
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
25 Qershor 2026, 08:54
Përsëritet skandali! Helmohen përsëri 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor 2026, 08:39
Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t'i realizojë
25 Qershor 2026, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Qershor 2026, 08:12
Kushte të qëndrueshme, parashikohen temperatura të larta
25 Qershor 2026, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Qershor 2026, 07:44
Protestuesit nuk largohen, disa prej tyre do të kalojnë natën para Kryeministrisë
24 Qershor 2026, 22:56
Mijëra qytetarë marshojnë nëpër Tiranë: Arresto Ballukun!
24 Qershor 2026, 22:20
Krim në familje, 76-vjeçari vret me thikë vëllain në Kavajë
24 Qershor 2026, 22:01
PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së, akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama
24 Qershor 2026, 20:57
"Albanian Files", Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
24 Qershor 2026, 20:00
Shiu nuk pengon protestuesit, mblidhen në sheshin “Skënderbej”
24 Qershor 2026, 19:33
Xhaka dhe Zvicra përballë provës së madhe, sot vendosen biletat e grupit
24 Qershor 2026, 19:13
Një Enver për Brezin Z
24 Qershor 2026, 18:31
"Kriminalizoi Kuvendin", ish-deputeti socialist kundër Ramës: Ka ardhur koha për ndryshim
24 Qershor 2026, 18:12
Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta
24 Qershor 2026, 17:29
Ndeshja vendimtare mes Skocisë dhe Brazilit rrezikon të shtyhet
24 Qershor 2026, 17:06
Tragjedi në Itali, 63-vjeçari vret gruan dhe djalin 24-vjeçar me armë gjahu
24 Qershor 2026, 16:46
"Kam qenë deputet që 22 vjeç", pas përplasjes në gjykatë, shtyhet seanca Meta - Kryemadhi
24 Qershor 2026, 16:28
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
24 Qershor 2026, 16:02
A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?
24 Qershor 2026, 15:44
Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
24 Qershor 2026, 15:27
SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
24 Qershor 2026, 14:45
Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie
24 Qershor 2026, 14:30
Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €
24 Qershor 2026, 14:08
Elon Musk humb përkohësisht kurorën e trilionerit
24 Qershor 2026, 13:57
“Mesazhet e Ditës”, të gjithë i shkruajnë Taulant Ballës...
24 Qershor 2026, 13:45
Kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, nën hetim kryeplaku
24 Qershor 2026, 13:30
Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson
24 Qershor 2026, 13:20
Kërkesat e protestuesve, Berisha: PD mbështet kufizimin e mandatit të kryeministrit
24 Qershor 2026, 13:12
I tha f*ck you shqiptarëve, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë
24 Qershor 2026, 13:03
Çfarë duhet të hani gjatë një vale të nxehti?
24 Qershor 2026, 12:43
Franca në “flakë” nga i nxehti ekstrem, Evropa përgatitet për kulmin
24 Qershor 2026, 12:15
Fitoi zgjedhjet, Kurti:Nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit
24 Qershor 2026, 12:02