Flash News

E-TJERA

U sulmua publikisht nga Rama, qeveria shpall 'non-grata' në Shqipëri Ikball Hudutin

U sulmua publikisht nga Rama, qeveria shpall 'non-grata' në

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur të shpallë “person të padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë Ikball Huduti Berishën, duke i ndaluar hyrjen në territorin shqiptar për një periudhë 15-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat kanë arritur në përfundimin se aktiviteti i saj përbën rrezik për interesat e sigurisë kombëtare, si dhe për rendin dhe sigurinë publike në vend.

Masa vjen në një moment kur Huduti u sulmua publikisht nga kryeministri Edi Rama, për pjesëmarrjen e saj në protestë.

Kreu i qeverisë publikoi më herët disa fotografi dhe pretendoi se ajo ka lidhje me figura të njohura të regjimit iranian, duke e akuzuar për promovim të mesazheve ekstremiste dhe qëndrime armiqësore ndaj institucioneve shqiptare dhe aleatëve të vendit.

"Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës", shkruante kryeministri.

Të fundit